Ferguson: Përtitull, vetëm nedhe Arsenali
ANGLI- Vetëm Mançesteri dhe Arsenali mund ta fitojnë titullin kampion këtë sezon. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga trajneri i Mançester Junajtid Aleks Ferguson, në prag të ndeshjes së ditës së shtunë kundër Uiganit. Junajtid është vetëm 1 pikë larg Arsenalit, por ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Ndërkohë, Mançester Siti ka mbetur 8 pikë larg, ndërsa Totenhemi 10 pikë. “Tani gjërat po i drejtohen fundit dhe mendoj se Arsenali ose ne do të jemi fituesit”, deklaroi Ferguson. Sipas tij, këtë vit janë të nevojshme 80 apo 82 pikë për të fituar titullin kampion. “Diferenca prej 12 pikësh që ka Çelsi me ne, është e vështirë të rikuperohet, - u shpreh skocezi, referuar përballjes në mesjavë me blutë e Londrës. – Ndeshja mes Çelsit dhe Mançesterit në vitet e fundit ka vendosur titullin kampion, ndërkohë që edhe këtë vit do të jetë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.
(m.a/A, Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ferguson: Për titull, vetëm ne dhe Arsenali
(m.a/A, Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ferguson: Për titull, vetëm ne dhe Arsenali