E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amantino Mansini, nënhetim për përdhunim

MILANO- Amantino Mansini, ish-futbollisti i Romës, Interit dhe Milanit, është nën hetim nga Prokuroria e Milanos për dhunë seksuale dhe sulme fizike ndaj një femre braziliane, e njohur në botën e muzikës dhe televizionit në vendin e saj. Sipas organit të akuzës, gjithçka ka ndodhur në natën mes 8 dhe 9 dhjetorit në Milano. Mansini, duke përfituar nga gjendja gjysmë koshiente e vajzës, e cila ishte e dehur, e ka detyruar të bëjë raporte seksuale të përsëritura, duke i provokuar edhe dëmtime të lëkurës. 30-vjeçarja, që Mansini e kishte njohur po atë natë, gjatë një feste të organizuar nga Ronaldinjo, në mëngjes u ishte drejtuar autoriteteve. Tani hetimet janë mbyllur, pas kërkesës së futbollistit për shtyrjen e gjykimit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›