E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter terheqje muskulore per Cambiasso

Tërheqje muskulore në kofshën e djathtë.

Ky ka qenë rezultati i analizave të cilave iu nënshtrua sot Esteban Cambiasso, mesfushori i Interit, pas dëmtimit ditën e mërkurë në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Bayern Munchen.

Nuk dihet se sa kohë duhet për rekuperimin e argjentinasit, i cili ka vuajtur një dëmtim të tillë edhe në tetorin e kaluar dhe në janarin e këtij viti.

Cambiasso nuk do të jetë i disponueshëm për transfertën e së dielës ndaj Sampdorias.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›