E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stabiliteti makroekonomik, amortizoi krizen

Stabiliteti makroekonomik i vendit ka amortizuar ndikimin e krizes ekonomike e financiare globale, ne aktivitetin ekonomik ne vend. Guvernatori Fullani se, ky stabilitet i shprehur ne inflacion te ulet te cmimeve te konsumit; qendrueshmeri te bilancit te pagesave dhe te borxhit publik; bilance te shendosha te agjenteve ekonomike; luhatje te uleta te tregut financiar; dhe besim te publikut ne institucionet financiare, eshte nje kapital i madh i ekonomise shqiptare. "Ky stabilitet eshte perftuar me pune dhe sakrifica gjate viteve te shkuara, prandaj Banka e Shqiperise gjykon se, vemendja jone nuk duhet te shkeputet nga ruajtja dhe konsolidimi i metejshem i tij edhe ne keto momente sfide per te gjithe ne" shtoi ai. Sipas kreut te Bankes Qendrore, dinamizmi i sektorit privat te ekonomise shqiptare kerkon kushte afatgjata te favorshme ekonomike dhe financiare per te cliruar ne menyre te plote potencialin e tij. Vetem vendet te cilat kane ditur te ngrihen dhe t`i pergjigjen ketyre goditjeve, kane mundur te rriten e te begatojne ne nje periudhe afatgjate, shtoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›