Stacioni i trenit
Tre shokë shkojnë tek stacioni i trenit. Njëri nga këta blen biletën dhe pyet se kur niset treni.
- Pas një ore e gjysëm...
Kthehet dhe u thotë shokëve:
- Kemi goxha kohë, ejani të shkojmë tek ai bari përballë dhe pimë ndonjë gjë...
Duke bërë muhabet harruan fare orën, vetëm dëgjuan sirenën e trenit që po nisej... Vrapuan por me kotë, nuk e arritën dot...
Pyesin përsëri:
- Kur mbërrin treni tjetër?
- Pas një ore e gjysëm.
U kthyen përsëri në bar. Duke bërë përsëri muhabet, dëgjojnë sirenën e treni, por më kot sepse edhe kësaj here nuk e kapin dot. Kishte mbetur dhe një tren tjetër pas një ore. U kthyen përsëri në bar, por kësaj radhe në gadishmëri. Sapo dëgjojnë zhurmën e trenit çohen dhe vrapojnë drejt tij. Dy nga ata mezi hypin një në një vagon dhe tjetri në një tjetër... Kurse i treti nuk e kapi dot trenin...
Pasi po shfryhej me veten në fillim filloi të qeshte me gjithë shpirt. Nëpunësi i stacionin pasi e vuri re, s’e mbajti dot veten dhe i thotë:
- Mirë që trenin s’e kape dot, por edhe qesh pale!
- Po si të mos qesh!... Ata të dy kishin ardhur të më përcillnin mua!!!
***
Dënimi me vdekje
Në burrë nga Golëmi i Gjirokastrës dënohet me vdekje pasi kishte vrarë mizorisht të ëmën dhe të atin.
Gjykatësi i kërkon të dënuarit të thotë dëshirën e fundit.
I dënuari thotë:
- Mëshirë, sepse tani kam mbetur jetim!
***
Polici i trafikut
Një polic trafiku ndalon një makinë dhe e gjobit me 5.000 lekë sepse për arsey se i ra borisë në zonë të banuar.
Drejtuesi i automjetit i zgjat 10.000 lekë dhe pret që të marrë kusurin. Por polici nuk ka t’i kthejë 5.000 lekë dhe i thotë:
- Bjeri dhe një herë borisë dhe jemi në rregull.
***
Informaticienët
Bisedojnë dy administratorë rrjeti:
- E di, dje një shoku im e shkatërroi serverin për pesë minuta.
- ǒthua është hacker?
- Jo, debil!
***
Përtacët
Ishin dy përtacë ulur nën një pemë me mollë. Të dy kishin hapur gojën dhe prisnin që tu binte një mollë. Pas pak kohe i bie njërit një mollë në gojë.
- Uaa sa me fat që je! Të ra në gojë....Lum si ti!
- Eh, po kush rri e përtyp tani..... !
***
Labët
Vijnë amerikanët dhe pushtojnë Shqipërinë. Para se të iknin dogjën gjithçka, pasi shtëpitë digjeshin kollaj se ishin prej kashte. Labët thanë se do të merrnin hak dhe do të shkonin të digjnin Amerikën.
Shkuan në Amerikë, por gradaçelat nuk digjeshin. Në periferi të Washingtonit gjetën një ndërtesë njëkatëshe të vjetër prej kashte dhe i vunë flakën. U kthyen në Shqipëri krenarë se më në fund dogjën Amerikën. Dëgjuan lajmet dhe morën vesh se ishte djegur Ambasada Shqiptare në Amerikë...
***
Inteligjenca e CIA-s
CIA dërgon një agjent në Rusi të cilin kishte pesë vjet që e stërviste dhe i kishte mësuar të gjitha zakonet ruse.
Dhe kur agjenti shkon në Rusi troket në një derë shtëpie për të kërkuar për të ngrënë. Derën e hap një plakë e vjetër ruse. Ai me një rusishte të rrjedhshme dhe me dialektin e zonës i thotë plakës të lutem një pjatë fasule dhe një shishe vodka.
-Të jep nëna ç’të duash, - i thotë plaka - Po vodkën ç’e do bir?
- Po ka rus që të mos pijë vodkë moj nënë? – i thotë agjenti.
- Po ti nuk je rus mo të keqen nëna, - ia kthen plaka.
- Si jo moj nëne, - ia ktheni agjenti dhe i tregon me saktësi dhe nga cila zonë e Rusisë ishte.
- Po jo të keqen nëna, ti nuk je rus, - vazhdonte gjithnjë në të sajën plaka.
Pas shumë debatesh agjenti detyrohet dhe e pyet nënën:
- Nga e kuptove që nuk jam rus?
- Po ti je i zi mo të keqen nëna...