E Diel, 1 Nëntor 2026

Futbolli luhet me gjunjë dhe jo me lekë.

Kur kanë edhe 9 javë deri në përfundim të kampionatit shqiptar duket se kanë filluar alësh verishet mes klubeve të cilat kërkojnë titullin kampion dhe atyreve që kërkojnë qëndrimin mes 10 më të mirave të superligës. Rasti më i fundit është ndeshja e javës së 28 mes Besës dhe Elbasanit. Elbasanasit janë pretendentët kryesorë për fitimin e këtij trofeu,kjo për faktin se ata janë shumë larg vendit të dytë. Por duket se aty ku nuk luajnë më "gjunjët" fillon e luan leku. Në mesjavë u përfol për një gjë të tillë, nga vetë drejtuesit e klubit kavajas. Në nxehmjen që futbollistët bëjnë përpara ndeshjes, ishte dhe sulmuesi i Besës, Altin Rraklli. Në këtë sfidë traineri i kavajasve I.Shkulku i kishte varur shpresat pikërisht te sulmuesi veteran, por nuk "dihet" se çfarë ndodhi dhe Rraklli hiqet nga lista dhe shikon ndeshjen nga tribuna. Lojtarët e Besës luajnë pa asnjë dëshirë, sikur një natë para ndeshjes ata të ishin rrahur për 24 orë. Tifozët të cilët e kanë përkrahur këtë skuadër që nga fillimi e deri tani e kuptuan majft mirë këtë "stil" të lojtarëve dhe filluan të hidhnin sende të forta dhe sharje në adresë të futbollistëve, duke i akuzuar ata që disa ditë më parë hiqeshin si "të pashitur". Por ku do të shkojë futbolli shqiptar me këtë formul. Duam dhe shpresojmë që ne të kemi kampionat të bukur. Por sa do ti vlejë kjo gjë futbollit shqiptar ku tifozët po largohen gjithmonë e më shumë nga stadiumet, të cilat vetëm në ndeshjet e kombëtares mbushen nga tifozëve. Madje kjo gjë reflektohet edhe në kombëtare, duke i thurrur elozhe pamaasë këtij kampionati, ku mbi të gjitha është "Leku"..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›