Përfundon epoka Aldo Bare, bie i fundit i 97'-s
Pak njerëz në Shqipëri nuk kanë dëgjuar për mitin e të pakapshmit Aldo Bare apo Alfret Shkurti. Një mit, që u thye të shtunën, kur policia e Ankarasë, e arrestoi ndërsa ende flinte dhe e nxorri me pizhama para kamerave. Kreu i bandës që mbante si emër pseudonimin e tij, një nga njerëzit më të rrezikshëm për policinë dhe drejtësinë Shqiptare, u arrestua në Ankara, ku strehohej te një mik i tij turk me inicialet B.B. Lajimi që mori dhenë brenda pak minutash duke përhapur njëkoësisht edhe shpresën se drejtësia më në fund po fitonte vendin e merituar, u publikua sëpari në faqen ëeb të gazetës "Start", që i referohej asaj turke Zaman. Lajmi u konfirmua zyrtarisht katër orë më vonë, po të shtunën, nga Ministri i Brendshëm Sokol Olldashi, që deklaroi se operacioni për arrestimin e Bares, ishte një aksion i sukseshëm dhe kishte ardhur falë bashkëpunimit të policisë shqiptare dhe asaj turke. Bare konsiderohej si një njeri i pakapshëm, por sipas Olldashit duket se polica shpesh kishte pasur "urdhëra" për të mos e ndaluar atë. Olldashi tha se Shkurti kishte hyrë disa herë në vendin tonë me pasaportë maqedonase të falsifikuar, herë me emrin Mikel Kodra dhe herë me atë Artur Sallabanda. Pas shumë vitesh policia u vu në ndjekje të tij, pas një operacioni të zhviluar në Lushnje ku u arrestuan disa anëtarë të bandës Bare, të cilët duket se kanë dhënë edhe informacion për vendin ku fshihej shefi i tyre. Arrestimi i Shkurtit, që për një kohë të gjatë drejtoi një nga bandat më të fuqishme në vend. Kjo e fundit sëbashku me kapon është përgjegjëse për një numër të kosiderueshëm akuzash mostruoze, që fillojnë me dhunim varresh e përfundojnë me akte terrortiste. Për një kohë të gjatë kjo bandë ka mbajtur nënkontroll një pjesë të mirë të jetës në qytetin e Lushnjes, duke marrë në pronësi aktivitete të ligjshme, të cilat i fitonin duke ekzekutuar rivalët. I njohur tenderi për pastrimin e qytetit të Lushnjes që solli tre viktima dhe tre të plagosur apo tenderi për blerjen e një hoteli po në Lushnje, po ashtu me një numër të kosniderueshëm viktimash. Gjatë arrestimit atij iu gjet një sasi prej rreth 7800 eurosh dhe 850 dollarësh, ndërsa është verifikuar se ndodhej në Turqi që prej vitit 2000, dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonte në Ankara.
Historia e Alfret Shkurtit, apo Aldo Bares fillon në vitin 1997, kur atij i vrasin të vëllain. Hakmarrja e Shkurtit është e menjëhershme, ndërkohë që pas kësaj ai kthehet në një vrasës mizor dhe kapobandë të pamëshirshëm. Ai njihet gjërësisht si ish polici që u shëndrua në armikun e policisë. Të paktën katër antentate mes të cilëve edhe vrasje e agjentit Kledi Bano, i faturohen bandës së drejtuar nga Aldo Bare. Ndërkohë që Bare është edhe ekzekutori për hakmarrje i të paktën një personi ndërsa dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e dhjetra të tjerëve. Për drejtësinë shqiptare që e kërkonte prej 7 vjetësh arrestimi i të vetmit kapo të bandave të vitit 1997, të mbetur jashtë hekurave, shënon ndoshta edhe fundin e epokës së errët, nga viti i krimit.
Java e aktualitetit duket se ka qenë e mbushur me luftë kundër bandave. Që në fillim të kësaj jave, dy operacione të policisë që çuan në pranga disa persona, të akuzuar si pjesëtarë të bandës së Lul Berishës dhe shpalljen në kërkim të vetë kapos. Operacioni u zhvillua në Durrës dhe ishte organizuar nga Krimet e Rënda. Ai zbuloi dhe çoi në qeli edhe një rrjet personash të identifikuar si vrasës me pagesë, mes të cilëve edhe një adoleshent, këto persona bënin pjesë në një organizatë që kundërshtare me atë të Lul Berishës dhe ishin disa nga njerëzit më të rrezikshëm të qytetit bregdetarë.