E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunë në stadium, goditet gjyqtari në ndeshjen Laçi-Kastrioti

Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, ndërsa është goditur gjyqtari i ndeshjes Laçi-Kastrioti, z. Lorenc Jemini.

Mësohet se pas përfundimin të ndeshjes, kanë qënë tifozët e Laçit të cilët  kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur me grushta gjyqtarin Jemini.

E gjithë kjo situatë kaotike nuk ka përfunduar me kaq, por përleshjet kanë vijuar dhe më tej, ndërsa këtë akt e ka kryer dhe  presidenti i ekipit të Laçit, Pashk Laska.

Ndeshja e sotme mes Laçit dhe Kastriotit u mbyll me rezultatin 1 me 1.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›