Stadiumi i finales së Botërorit 1958 i falet Kosovës
PRISHTINË- Stadiumi ku legjenda e futbollit, Pele, u bë i njohur në arenën ndërkombëtare do t'i dhurohet Kosovës. Stadiumi "Rasunda", që gjendet në Solna të Suedisë, do t'i bëhet dhuratë Federatës së Futbollit të Kosovës nga homologia e Suedisë, për të marrë ç'do pjesë që mund të ç'montohet prej tij. "Rasunda" është i njohur për faktin se në vitin 1958, aty u zhvillua finalja e kampionatit botëror, që u fitua për herë të parë nga Brazili, duke mundur 5-2 Suedinë. Pele, 17 vjeç, shënoi 2 gola në atë finale.
(e.m/A.Ltifi/BalkanWeb)
(e.m/A.Ltifi/BalkanWeb)