E Diel, 1 Nëntor 2026

Stadiumi, një domosdoshmëri, "Qemal Stafa" nuk mban më

TIRANE-Mjaftoi një shi, i pari për këtë sezon, që stadiumi kombëtar "Qemal Stafa" të nxirrte në pah gjithë problemet e tij.

Ndeshja ndaj Islandës ka treguar edhe njëherë se Shqipëria ka nevojë urgjente për një impiant të ri, ku të paktën të luhet futboll normalisht. Takimi i mbrëmshëm rrezikoi të shtyhej, për shkak se fusha u bë menjëherë një pellg uji, ç'ka do të ishte shumë e rëndë për imazhin e Shqipërisë. Gjithsesi, ajo mbajti deri në fund edhe pse tregoi se ka probleme të shumta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›