Permbytet edhe Sukthi kerkohen evakuime
Permbytje dhe evakuim banoresh ne Bashkine e Sukthit ku situata ka dale jashte kontrollit mbremjen e se premtes. Nderkohe Shtepia e Pushimit e Ministrise se Brendshme ne Plepa te Durresit eshte vene ne gatishmeri per te pritur familjet e evakuuara nga permbytjet. Shperthimi i kanalit te Tones ka cuar ne permbytjen e lagjes Vadardhe te Sukthit. Gjendja eshte kthyer ne alarmante ndersa reshjet e shiut kane nisur serish. Rreth ores 1930 ndersa Shtabi i Emergjences se qarkut ishte mbledhur per te raportuar mbi situaten ne Fushe-Kruje Durres Shijak e Nikel kryebashkiaku i Sukthit ka kerkuar ndihme nga drejtuesi i Shtabit. Drejt Sukthit jane nisur mjete dhe forca per te ndihmuar ne evakuimin e banoreve si dhe deputeti e njekohesisht ministri i Kultures Ferdinand Xhaferraj dhe prefekti Genci Alizoti. E rrezikuar eshte dhe Lagjja Popullore ne Shijak ku banoret kane bere nderhyrje ne digen e rezervuarit gje qe mund te coje ne shperthimin e saj.