E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stalini dhe shkolla e gjenocidit

Në Ukrainë fjala Holodomor, do të thotë "të shkaktosh vdekjen nga uria" dhe i referohet urisë së madhe që goditi vendit midis viteve 1930 -32. Historianët pajtohen me faktin se shkaku i tragjedisë - nga 3,5-7 milionë të vdekur, në varësi të rikonstruksionit - nuk ishin prej Natyrës, por prej politikës shkatërruese dhe fushatës së kolektivizimit të detyruar imponuar nga politika komuniste e Stalinit. Mirëpo lajmi në ditët e fundit se Partia Socialiste spanjolle ka bllokuar një iniciativë parlamentare të Partisë Popullore, që do të jepej detyrë profesorëve të tregonin dhe mësonin se çfarë kanë qenë krimet e diktatorit sovjetik. Afërmendsh, nuk janë vetëm historianët që kanë rënë dakord se kush ishin shtytësit moralë dhe materiale të Holodomor-ëve. Ky propozim për të ndryshuar ose rishkruar tekstet shkollore në mënyrë që “uria e madhe ukrainase” të hyjë në klasifikimin e gjenocideve më të mëdhenj të shekullit XX, ashtu si në rastin e popullit hebre ose Ruanda, ky propozimi ka ardhur nga UNESKO-s, dhe është ndërmarrë nga Bashkimi Europian, nga Kanadaja, Australia dhe Argjentina. Socialistët spanjollë kanë një pikëpamje të ndryshme për dy arsye. Nga njëra anë justifikohet Stalini duke u tërhequr në "fushatën" e de-kulakizimit, pra të shpronësimit të kulakëve, që ishin pronarë të vogël dhe të mëdhenj. Në realitet, kolektivizimi në Ukrainë nuk ishte drejtuar vetëm kundër kulakëve (feudalëve), por edhe kundër njerëzve të thjeshtë. Ringjallja e luftës së klasave për të justifikuar krimet e "Stalinit" është një operacion që flet vetë për ndrydhjen e socialistëve spanjollë dhe paaftësinë e tyre për të gjykuar qetësisht historinë e komunizmit. Ne shpesh e pyesim veten pse e Majta dhe social-demokracia europiane është në krizë, në rënie elektorale dhe pa identitet. Përgjigja është kjo paaftësi për t’u mos larguar nga panteoni i perëndive komuniste. Në Spanjë nuk jemi ende në fazën e rehabilitimit të Stalinit, ashtu siç po ndodh në Rusi, por vendimi i PSOE mbi librat e shkollës duhet të na shqetësojnë. Pastaj kemi një arsye e dytë pse socialistët kanë braktisur kërkesën e UNESCO-s. Ata besojnë se nuk duhet të jetë shteti që të vendosë se çfarë të shkruhet në librat e shkollave, por të bëhet nga "edukatorët e komunitetit", që është një nocion tepër i mjegullt se përveç profesionistëve të historisë që përfshin gjithashtu profesorë dhe mësues. Ne nuk e dimë saktësisht sesi është situata në shkollat spanjolle, por të përpiqemi të tërheqim një paralele me Shqipërinë. çfarë do të thoshin një nga profesorët ose mësuesit, në qoftë se një student i pyet për traumat e kolektivizimit të ekonomisë, të grupeve sabotatore, për luftën e klasave, ideologjinë komuniste në përgjithësi. A është kjo në rangun e gjenocid apo jo?

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›