Post-Champions Lëkundet pankina e Pelegrinit, Reali hedh sytë nga Mourinjo
Autori i Lajmit: Redaksia
Madrid - Prej gjashtë vitesh radhazi Reali i Madridit nuk kalon përtej 1/16. Këtë vit ishte Olimpiku i Lionit ai që shkatërroi ëndrrën “galaktike” për të ecur në Evropë. Kupa u mbush. Eliminimi nga Liga e Kampionëve mund të jetë fundi i aventurës “galaktike” për Manuel Pelegrinin. Megjithë 254 milion eurot e shpenzuara në merkaton e verës për të sjellë në “Bernabeu” yjet më të shtrenjtë (me synimin e vetëm për të fituar trofeun e munguar prej tetë vitesh), Reali i Madridit nuk ia doli as kësaj here të sigurojë një vend në fazën çerekfinale. Menjëherë pas disfatës, trajneri Pelegrini ka pranuar se përgjegjësia është e tij. Por, a mjafton? Stoli i kilianit përherë ka qenë në qendër të “ciklonit”, por këtë radhë duket se situata është më serioze. Prandaj, Florentino Perez e ka gati zëvendësuesin: Hoze Mourinjo. Sipas tabloidit britanik “Times”, numri një i klubit madrilen është vënë në lëvizje për të bindur trajnerin aktual të Interit të ndërpresë bashkëpunimin me Masimo Moratin dhe të ulet në stolin e “galaktikëve”. Nga ana e tij, vetë portugezi një vit më parë pati deklaruar: “Ai që do drejtojë Realin, do jetë njeri me fat”. Jo vetëm kaq. E përditshmja sportive spanjolle “Marca” raporton se drejtuesit spanjollë kanë hyrë në bisedime me agjentin e trajnerit nga Setubali, në lidhje me një marrëveshje të mundshme në qershor. Pra, “I veçanti” është në qendër të bisedave në mjedisin madrilen. Sepse fati i Manuel Pelegrinit, edhe nëse fiton kampionatin, duket i përcaktuar: në fund të sezonit, lamtumirë Real! Pavarësisht deklaratës së Pelegrinit, zhgënjimi në radhët e tifozëve të Realit dhe në shtypin spanjoll ishte tepër i madh pas këtij eliminimi. Gazetat në Spanjë e kanë quajtur turp dhe katastrofë këtë eliminim, aq më tepër që ndodhi ndaj një skuadre me buxhet disa fish më të ulët se i Realit. Investimi i bërë nga Florentino Perez në verën e vitit të kaluar kapi shifrën e 252 milionë eurove, fushata më e shtrenjtë në historinë e futbollit. “Katastrofë” shkruan gazeta As, ndërsa Marca titullon: me një fjalë: Jashtë! Ajo kërkon dorëheqjen e trajnerit Manuel Pelegrini, ndërkohë që tifozët kanë qenë tepër të zemëruar me yjet e tyre, duke e shprehur këtë haptazi përpara kamerave.
Zhgënjimi i lojtarëve
Rikardo Kaka u ka kërkuar falje tifozëve për këtë që u ndodhi Mbretërve. “Është një goditje shumë e rëndë për Real Madridin. E vetmja gjë që mund ta bëjmë është tiu kërkojmë falje tifozëve. Të gjithë dëshironim të luajmë në finalen e Bernabeut, dhe ne nuk e bëmë këtë. Kam kaluar shumë momente të vështira gjatë karrierës sime. Do ta tejkalojmë edhe këtë, - së bashku”, - ka thënë Kaka për Marca. Ndërsa mesfushori tjetër madrielen Guti ka kritikuar mungesën e lojës në grup të ekipit pas eliminimit të të tijëve nga Liga e Kampionëve. Mesfushori spanjoll ka refuzuar të gjejë justifikime për humbjen nga ekipi francez dhe thotë se zgjidhja është loja në grup. “Ishte turp. Ne nuk mund të justifikohemi. Është treguar në ndeshje të mëdha se ne nuk i godasim ekipet kundërshtare. Zgjidhja është të luajmë më shumë si ekip në vend që të jemi shumë individualistë. Tashmë duhet vetëm të mendojmë për ligën, sepse vetëm ajo na ka mbetur”, - ka thënë Guti. Portieri i Real Madridit, Iker Kasijas, thotë se klubi i tij mund ti bëjë ballë eliminimit nga Liga e Kampionëve.
Pas barazimit 1-1 kundër Lionit, Kasijas ka reaguar për tiu kujtuar fansave se klubi është në tranzicion. “Është një klub i ri këtë sezon, pas eliminimit nga Kupa nga Alcorcon, kjo është po ashtu e vështirë, por ne nuk do të bëjnë arsyetime. Ne kemi pasur shpresa të mëdha për të ecur përpara dhe është vështirë ta përballojmë këtë. E vërteta është se ne jemi një klub i ri këtë sezon dhe shpresoj që tifozët e Madrid do ta kuptojnë. Iu kërkoj falje për sjelljen e ekipit. Tani duhet të rikuperohemi. Ajo që është e qartë është se këto gjëra duhet të na ndihmojnë të ecim përpara në të ardhmen”, - përfundoi Kasijas.
Befasohet dhe Ferguson
Menaxheri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, ka qenë i befasuar me eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve. Ndërsa Junajtid shkatërroi Milanin me rezultatin 4-0 për të vazhduar garën më tej në çerekfinale, Reali dështoi. “Ishte befasi rezultati i Real Madridit. Futbolli evropian është shumë i vështirë tani. Në vitet e fundit, klubet angleze ia kanë dalë shumë mirë dhe mendoj se ata do të jenë atje përsëri. “Nuk është e rëndësishme me kë do të luajmë në çerekfinale. Ne jemi atje dhe shpresojmë të shfrytëzojmë avantazhet”, - ka thënë Ferguson.
Kualifikimi, mediat britanike lavde Uejn Runit
Mançester - Pas triumfit 4-0 përballë Milanit, mediat britanike kanë ngritur në qiell të besuarit e Aleks Fergusonit dhe në veçanti sulmuesin Uejn Runi. 26-vjeçari ishte autori i dy golave në sfidën e së mërkurës në “Old Traford” dhe së bashku me dy të tjerë të shënuar në “San Siro” dy javë më parë, e çojnë në katër numrin e golave në portën e Milanit. 30 është numri i golave që ai ka shënuar në këtë sezon, 12 më pak se Kristiano Ronaldo dy vite më parë. Tabloidi sportiv “Daily Sport” shkruan: “Golden Boy 2-Golden Balls 0”, duke nënkuptuar se tashmë kohët kanë ndryshuar nga periudha e Kristiano Ronaldos. Kurse “Daily Mirror” si titull kryesor ka: “Roo shkelmon Becks”. Titulli më i gjetur është ai i “Daily Mirror: “One-Man Roonited”.
Tifozët kundër Glejzër
Pavarësisht kualifikimit triumfues ndaj Milanit, tifozët e Mançester Junajtid nuk kanë ngurruar sërish të shprehin kontestimin e tyre ndaj familjes amerikane Glejzër, që është pronare e klubit. Prej javësh tashmë fansat e klubit kërkojnë largimin e familjes Glejzër, duke parë borxhet e mëdha që ka akumuluar Mançesteri nën drejtimin e tyre. Megjithëse është një prej klubeve me fitimet më të mëdha në botë, Junajtid ka tashmë 716.5 milionë paund borxhe. Për të shprehur kontestimin tifozët kanë shfaqur gjithandej në stadiumin Old Traford ngjyrat e arta dhe të gjelbra, që janë ato të Njuton Hith, themeluesve të klubit. Fansat e Junajtid janë bashkuar edhe më një grup investitorësh të quajtur “Kalorësit e Kuq” dhe kanë premtuar që të mbledhin rreth 1 miliard paund për blerjen e klubit, por familja Glejzër ka bërë të ditur se klubi nuk është në shitje.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010