Stamatina Stefani: Femrave shqiptare u pelqen te ndjekin moden, por ndonjehere e teprojne Yllka Selita
Sot te gjithe kane mundesi qe te vishen bukur dhe me shije, me shume te ndikuar nga trendet e fundit qe sjell moda dhe ate qe butiket ndryshem fusin ne tregun tone. Shpesh mund te bejme zgjedhje te ndikuar nga ajo qe shohim, e cila mund te jete edhe zgjedhje e gabuar, pasi jo te gjitheve i shkon ajo qe eshte ne mode. Nese doni te jeni gjithmone te kuruar me kujdes duhet ti besoni syrit te stilistes, e cila ben zgjedhjen e duhur per vendin e duhur. Stilstitja Stamatina Stafani, ne nje interviste te dhene enkas per ne. jep disa informacione per tendencat e fundit te modes, cilat jane gabimet qe bejne me shume ne zgjedhjen e tyre femrat si dhe disa keshilla te vlefshme per lexueset e gazetes ‘Koha Jone”.
Cilat jane tendencat e modes per kete sezon?
Tendencat e ketij sezoni jane ngjyrat, kombinimet e cuditshme (ekscentrike), stili etnik (pop), stili i viteve 60, stili rok, stili safari. Tendence eshte dantella e bardhe, fustanet e lirshme te tipit "fri-fri", fundet tubino (te ngushte), etj. Nese do te flasim per tendencen e ngjyrave kemi: ngjyrat e forta ekzotike por edhe ngjyrat pal(te lehta, psh-mente); ngjyrat metalizato (metalike), ngjyrat fosforeshente etj. Ne kombinimet ekscentrike vecojme kombinimin e vijave me pikat ose me kuadrat, ose te vijave me njera-tjetren ne dimensione te ndryshme ne veshjen ditore te njekohesishme te nje njeriu.(pantallon, kemishe, xhakete:te gjitha me vija) Te stili etnik vecojme tendencen orientale si p.sh kimono (japoneze)
Ju thate se vijat jane tendence e momentit, por a mund t’i perdore cdo femer, pavaresish moshes dhe formave trupore?
Veshjet me vija mund te perdoren nga te gjithe (femra e meshkuj) por, duhet treguar kujdes per te gjetur ate qe i shkon, qe i pershtatet. Domethene duhet zgjedhur ngjyra gjeresia e vijes, forma(psh zik-zak), drejtimi i vijes. Femrat me trup te holle e te gjate mund te perdorin te gjitha ngjyrat, format, gjeresite dhe drejtimet e vijave, duke bere kombinimin e tyre; ndersa ato qe kane ndonje problem te vogel,si te themi pak shendet, duhet te bejne kujdes qe te mos zgjedhin vija horizontale.
Ju keni ateliene tuaj, cilat jane modelet qe preferohen me shume nga femrat shqiptare?
Ne punen time kam vene re se femrat shqiptare vishen sipas tendencave te kohes.
U pelqen te ndjekin moden por ndonjehere e teprojne me nje fare ekstravagance qe nuk u shkon te gjithave .
Cila eshte grupmosha qe i drejtohet ateliese suaj?
Ne ateliene time vijne te gjitha grupmoshat: qe nga femijet, adoleshentet, te rriturit dhe te moshuarit. Une stiloj per te gjithe dhe kam kliente nga te gjitha grupmoshat.
A ju ka ndodhur qe te dilni jashte ideve tuaja si stiliste, duke iu pershtatur deshirave te klienteve?
Patjeter qe une ne radhe te pare do kenaq dhe plotesoj deshirat e klienteve, por gjithmone do t'iu sugjeroj atyre mendimin tim duke bere qe ne veshjen e tyre te ngelet stili i Stamatina Stefanit.
Cilat jane gabimet me te shpeshta qe behen kryesisht nga grate sa i perket stilit te veshjeve?
Gabimet me te medha dhe te shpeshta kam vene re se behen nga femrat qe jane pak mbi peshe: ato synojne tek veshjet e ngushta, duke menduar se keshtu do te duken me elegante. Keshilla, ime ne keto raste eshte se veshja duhet te jete e lirshme, te perqafoje trupin bukur, embel, lehte dhe pa sforcime.
Dhe cfare duhet te veshi nje femer qe eshte pak mbi peshe?
Ne qofte se nje femer eshte mbi peshe dhe do te veshi fustan, e thame me perpara, fustani duhet te jete i lirshem me model te thjeshte, pa shume ngarkesa dhe me material te cilesise se larte, pa shkelqim dhe te stilizohet tek veshja ngjyra e pershtatshme. P.sh ne pjeset e trupit me probleme duhet te bjere ngjyre e erret. N.q.s deshiron te veshi pantallona ato duhet te jene stilizuar ne vijen klasike. Ne te gjitha rastet ndihme te rendesishme jep korseja. Keto femra duhet te bejne kujdes gjithashtu edhe ne zgjedhjen e aksesoreve dhe te tualetit (grimit).
A mund te vishemi me te njejten ngjyre ne total, apo keto ngjyra duhet te kombinohen me njera-tjetren?
Natyrisht qe mund te vishemi me te njejten ngjyre dhe je e sigurt qe nuk ke gabuar por, duhet pasur kujdes qe toni i ngjyres qe keni zgjedhur te shkoje me ngjyren e lekures apo me floket. Por mund te zgjedhim dhe kombinime ngjyrash qe shkojne me njera-tjetren apo qe bejne kontrast midis tyre.
Pantallonat, mund te vishen nga te gjitha, apo nga nje grupmoshe e caktuar?
Mendoj se sot pantallonat jane bere nje veshje e domosdoshme dhe teper praktike e femres. Nuk duhet te mendojme se grate ne moshe duhet t’i shohim vetem me fustan apo fund. Une e keshilloj cdo femer se duket bukur me pantallona por duhet te zgjedh me kujdes modelin, materialin dhe ngjyren.
Sa ndikon cilesia e materiali, ne punen perfundimtare te nje stilisteje?
Cilesia e materialit eshte teper e rendesishme. Nje material i cilesise se larte, mua me frymezon te krijoj e te shpreh fantazine time ne stilimin qe me kerkohet dhe rezultatet do te jene padiskutim te mira.
Mund te na jepni disa keshilla per stinen e nxehte qe ka nisur tashme?
Do te keshilloja te gjithe njerezit qe te vishen duke perdorur materiale ekologjike, ( pambuk, lino, mendafsh) me ngjyra te ndryshme, te cilat na e bejne jeten edhe me te gezueshme .Veshjet tona duhet te jene te thjeshta, te lehta e te lirshme. Do te keshilloja mbajtjen e nje kapeleje te stilizuar e te ideuar per mbrojtje nga rrezet e diellit..