E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stamboll, manifestuesit përgatiten për protesta të reja

STAMBOLL- Mijëra demonstrues, të cilët protestojnë kundër politikës së qeverisë së kryeministrit tyrk, Recep Tayip Erdogan, e kaluan natën në tenda të improvizuara në sheshin ''Taksim'' në Stamboll duke u përgatitur për një seri të re protestash, të cilat mund të zgjasin gjatë gjithë fundjavës. 

Tenda janë vendosur edhe në parkun ''Gezi'', rikonstruktimi i të cilit shkaktoi valë demonstratash në vend. 

Në park është improvizuar një kopsht për fëmijë me bibliotekë me libra dhe një fushë për demonstruesit, të cilët i kalojnë netët atje me fëmijët e tyre.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›