E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, PS: Qeveria tabela rrugësh pa kohë punimesh dhe pa vlerë, akt korruptiv

KORÇË- Partia Socialiste në qytetin e Korçës ka denoncuar sot përmbajtjen e tabelave që sqaruese që vendosen në nisje të fillimit të rrugëve. 

Sipas PS, tabelat e rrugëve në Korcë nuk kanë as kohë të fillimeve të punimeve dhe as të mbarimeve. Po sipas PS nuk kanë as vlerën e rrugës. 

Sipas PS ky është një akt i pastër korruptiv. “Janë mashtrime elektorale, lekët futen në xhepat e pushtetarëve. Në 23 qershor pushtetarët do ndëshkohen nga këta banorë”, thekson PS në Korcë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›