E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, fermerët: Administrata e korruptuar. Berisha: Denonconi rastet

KAVAJE- Sot në mesditë kryeministri i vendit Sali Berisha nisi një bashkëbisedim me fermerët në komunën Gosë të Kavajës. “Qeveria është e gatshme që në katër vitet e ardhshme të krijojë një infrastrukturë të përshtatshme për fermerët”, tha Berisha në nisje.

Gjatë bashkëbisedimit një fermer i shfaqi kryeministrit problemet e hasura me administratën shtetërore. “Administrata ka probleme me korrupsionin”, tha ai, ndërsa kërkoi që në 4 vitet e ardhshme të ketë përmirësim në këtë aspekt.

Kryeministri nga ana e tij u shpreh se qeveria e tij i ka shpallur luftë korrupsionit, ndërsa i ftoi banorët të denoncojnë cdo rast të tillë.

“Lufta jonë kundër korrupsionit ju garantoj se është me zero tolerance. Por gjë më jetike se denoncimi nuk ka rëndësi. Korrupsioni pa denoncim nuk luftohet si duhet. Duke denoncuar luftojmë një sëmundje shumë të keqe”, tha Berisha.

Për kualifikimin e administratës, Berisha premtoi rregulla të reja më të forta që do detyrojnë të gjithë punonjësit të afishojnë në internet punët e tyre, rrugën që kane ndjekur dhe se ku ka ngecur problemi, pra të tregojë cështjet e arritura.

Ai shtoi se do krijohet dhe një “Universitet sipas modelit francez për ndihmën e administratës, ta bëjmë me eficente”. 

Duke u përgjigjur më tej interesimit të fermerëve, Berisha e cilësoi shkatërrimtare heqjen e taksës së TVSH-së për prodhimet vendase. “Prodhimet e huaja do dominonin tregun”, tha Berisha para fermerëve.
VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›