Mediat norvegjeze: Tifozi shqiptar hutoi me rreze lazer portierin tonë (FOTO)
Oslo- Mediat norvegjeze kanë fajësuar dhe akuzuar rëndë trajnerin e tyre Olsen, jo vetëm për një barazim që megjithatë nuk i largon nga gara, por edhe për atë që ata e kanë konsideruar një shpërfytyrim për përfaqësuesen e tyre në Tiranë. Por veç, kësaj gazetat norvegjeze kanë mundur të fiksojnë edhe një foto ku një burrë nga tribuna e stadiumit Qemal Stafa, lëshonte dritë lazeri në sytë e portierit norvegjez për të çorientuar atë.
Ato komentojnë fotografinë, duke përshkruar se dy djem të vegjël kafshojnë thonjtë nga stresi, në pritje të golit të skuadrës së tyre, ndërsa një burrë, me një ndriçues përcjell një dritë lazeri drejt e në syrin e protierit norvegjez, duke e çorientuar atë.
Gazetat sportive norvegjeze kanë falenderuar Holgin për golin, ndërsa janë treguar të ashpra me trajnerin. Trajner, kjo është e turpshme,- me këtë titull hap shkrimin e saj gazeta Aften Posten e cila pas kritikave të shumta ndaj trajnerit e kanë ftuar atë të japë dorëheqjen pasi po e shkatërron këtë skuadër. Ndërkohë dy gazetat më të mëdha në këtë vend ‘Aften Posten’ dhe ‘Dagbladet’ kanë publikuar foton e tifozit shqiptare qe hutonte protierin norvegjez me rreze lazer.
Mediat norvegjeze: Tifozi shqiptar hutoi me rreze lazer portierin tonë
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 4