E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, dhunohen 4 zyra elektorale, LSI: Qytetarët larg veprimeve arbitrare

KORCË- Dhunohen katër zyra elektorale të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, në qytetin e Korçës.

Mësohet se janë dhunuar zyrat në lagjet Nr. 1, 2, 13 dhe 14 të qytetit. Në këto zyra janë thyer xhamat, janë hequr posterat si dhe flamujt e LSI.

Nuk dihet ende kush janë personat që kanë kryer këto akte, ndërkohë që policia është duke punuar për identifikimin e tyre.

Sipas një deklarate për mediat të LSI-së në Korcë, bëhet me dije se, dhunimi i zyrave të kësaj force politike ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri- Norvegji.

LSI i bën më tej apel të gjithë qytetarëve, të distancohen nga këto veprime arbitrare, ndërsa shprehet se do të bashkëpunojë me policinë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›