E Diel, 1 Nëntor 2026

Kineastja "e fshehur" pas personazheve anonime

Anisa Ymeri

Qendronte perhere e fshehur pas personazheve anonime, duke sjelle ne dokumentaret dhe ne kronikat e kohes jeten e tyre te mundimshme. Adriana Elini-Xhajkana, nje nder regjisoret me te mira te kronikave e dokumentareve, u perkujtua dje ne sallen e vogel te Teatrit Kombetar, nepermjet nje dokumentari, fund e krye per te. Adriana u shua vite me pare, me 1994, por askush s'ka se si ta harroje, jo vetem miqte, por edhe publiku, pasi jeta e saj eshte prezent perhere ne ato qindra metra negative, tani pasuri e madhe e Arkivit Shteteror te Filmit.

Por, me shume se cdo gje tjeter, ne kesi rastesh vlen te thuhet: asnjehere s'mund te mbyllet syri i kineasteve, se per qepalle kane ekranin e kinemase!

Mirepo, cdokush para se te jete kineast apo cfaredo tjeter eshte njeri, dhe Adriana ne kujtimin e miqve te saj perben nje pjese te bukur te jetes se tyre, si dikush qe perhere ka ditur t'iu qendroje prane gati te gjitheve. T'i ndihmoje te gjithe te rinjte, atehere kur ata kane pasur teper nevoje, ne hapat e tyre te pare, per t'i pasur mandej perkrah per tere jeten e tyre, deri ne grahmat e fundit te jetes.

Kineaste qe ka lene jo pak gjurme ne dokumentarin shqiptar te kohes. E sikunder rrefejne bashkepunetoret e saj nder dekada, ajo nuk lodhej kurre. Shkelte rrugice me rrugice te Shkodres per te gjetur gjurmet e Kol Idromenos, ato gjurme qe me pare kurrkush s'i pat zbuluar. Ndonje pikture qe qendronte e "fshehur" ne bodrumet e shkodraneve te mocem. Film qe i dha edhe nje trofe teper te rendesishem ne Festivalin e Shtate te Filmit Dokumentar. Por shkeli edhe rreze maleve, per te percjelle shqetesimet e atyre njerezve qe jetojne ne Lenie, fshatin e larget malor te rrethit te Gramshit, ku natyra eshte teper bujare, por, per te mbajtur frymen gjalle, duhet shume mund. Nje kend ne te cilin bashkejetojne vuajtjet per te jetuar me mrekulline e jetes. E pas dhjeterave dokumentareve qe ajo realizoi me vetemohim per personazhe anonim, por ama qe rrefejne jeten e vertete, dhe personaliteteve si Idromeno, paraditen e djeshme e kishte radhen dokumentari i jetes se saj. Edhe ate pa frike mund te thuhet se e ka realizuar ajo vete, para se te shkonte. Eshte dokumentar qe ngrihet mbi punen e saj. Skenaristi i dokumentarit, Ilia Dede dhe operatori Ferdinand Karuni, s'mund te mberrinin ne diten e shfaqjes se kesaj premiere te filmit dokumentar "Ese filmike per kineasten Adriana Elini" pa gjurmet qe ajo ka lene nder dekada. "In Memoriam", ky per 71-vjetorin e lindjes dhe 14-vjetorit te ndarjes nga jeta, te nje prej regjisoreve me te njohura ne vend. Skenaristi Ilia Dede u shpreh ne ceremonine e organizuar mesditen e djeshme mes artisteve, kineasteve, njerezve te filmit dhe te afermve te saj, se "bota e madhe e artit shqiptar shkelqen fuqishem nga puna dhe talenti i sa e sa artisteve te pasionuar, te cilet vune gjithcka ne sherbim te tij, kohen, rinine, forcat, per sjelle ne art jeten e perditshme, njerezit e thjeshte". E nje vend te pazevendesueshem ne kete kurore te madhe e ze edhe Adriana Eluni, e palodhura!

Jane filma qe nuk percjellin vetem art, por edhe dokumente shume te rendesishme historike, pasi jane deshmi e gjalle e nje epoke te tere. Dede vijon duke pohuar: "Deshmojne nje kohe, nje jete, e cila zhvillohej ne nje atmosfere te rreme totalitare".

Filmat e regjisores Elini

Nder filmat me te mire te Adrianes ne vite permenden disa prej tyre si, "Qilimat tane", "Art i lashte, mjeshter te rinj", "Toke e begate", "Me pushke e pene per memedhene", "Manush Alimani", "Cdo vije, nje vizatim" - film qe u nderua me medaljon per regjine ne Festivalin e VI te Filmit Dokumentar, "Kole Idromeno" - nderuar me Cmim te Trete ne Festivalin e VII te Filmit Dokumentar etj. Por edhe "Shqetesimi i Lenies", qe e coi regjisoren thepave plot bukuri te maleve te Gramshit. Adriana Elini - Xhajanka, ngelet nje emer i nderuar ne radhet e regjisoreve shqiptare, nje artiste qe do te kujtohet brez pas brezi per vlerat e artin e saj. Askush prej atyre qe kane ndare studiot e montazhit a sheshet e shumta te xhirimit nuk mund ta harrojne regjisoren. Ndaj edhe jane jo pak ata qe flasin per vlerat e saj, jo vetem si nje regjisore tejet e perkushtuar, por edhe si njeri me moral teper te larte. Sekuencat e fundit te dokumentarit ishin keshilla! Keshilla per dy bijte e saj, qe ta donin shume babin e tyre, dhe njeri-tjetrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›