E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mjekët në grevë në 8 dhe 9 Shtator

ATHINE- Mjekët në Greqi do të zhvillojnë një grevë 48-orëshe në shkallë vendi, në 8 dhe 9 shtator. Mjekët e cdo specialiteti do të ndërpresin punën më 8 dhe 9 shtator, sipas vendimit të Shoqatës Mjekësore Helenike në përgjigje të krijimit të Agjencisë së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.
Në një deklaratë, Shoqata e Mjekëve e përshkroi planin e qeverisë për krijimin e kësaj Agjencie, si "të papranueshëm dhe të rrezikshëm për kujdesin ndaj popullit, për dinjitetin e mjekut grek dhe punën mjekësore në tërësi."
Datat e grevës janë zgjedhur që të përkojnë me ditët kur zhvillohet Ekspozita Ndërkombëtare e Selanikut.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›