Standard dhe AA Gent qe kualifikohen "in extremis"
Cercle Brugge dhe Besnik Hasi, ndoshta kane perjetuar momentin me te veshtire te vitit pasi jane eliminuar nga Kupa ne menyren me dramatike. Ne takimin e kthimit cerek final qe skuadra e Cercle zhvillonte si mysafire me rivalen e saj ne kampionat Standard, cdo gje eshte percaktuar ne minutat shtese. Cercle kishte fituar takimin e pare 4-1 dhe thuajse i kishte krijuar vetvetes nje siguri per kualifikim, por ne futboll mund te ndodhi gjithcka. pasi pjesa e pare perfundoi 0-0, ne pjesen e dyte futbollistet e Standardit shenojne kater here, dy gola ne dy minutat shtese 90 dhe 90+1. Ne kete menyre Cercle eliminohet pas golit te shenuar ne fushen kundershtare nga Standard ne takimin e pare. Hasi luajti gjate gjithe takimit si titullar. E njejta skene u paraqit edhe ne takimin tjeter cerek final AA Gent-KKortrinjk. Ndeshja e pare ishte fituar 5-1 nga KK, por ne takimin e kthimit, skuadra e AA Gent fitoi 4-0, duke shenuar golin e fundit ne minuten e 90+1 dhe duke u kualifikuar, pasi kishte shenuar ne fushen kundershtare.