E Diel, 1 Nëntor 2026

Standarde bashkëkohore turistike në Vlorë në prag të sezonit të 2009-s

Hotel "Pavarësia", shumë pranë detit, vetëm disa dhjetra metra larg korpusit kryesor të Universitetit në Skelë, frekuentohet në të gjitha stinët e vitit, na thotë Fejzoja, administrator i tij. "Klientët vlerësojnë komfortin, pasi ofrohen dhoma dyshe dhe teke me standarde bashkëkohore, krahas cilësinë e kuzhinës", shton ai. Klientët janë të ndryshëm, kryesisht të huaj, pasi dhjetra specialistë që punojnë në ndërtimin e terminalit të "Petrolifera" dhe TEC-it të ri, kanë gjetur këtu kushet më të përshtatshme të akomodimit. Në këtë pragsezoni turistik, pronarët kanë bërë rikonstruksione, kryesisht në përshtatjen e  parametrave të shërbimit, ndërsa kanë shtuar kapacitetin akomodues me një korpus të ri me, të paktën, 5 dhoma. Sipas administratorit, çmimet janë konkurruese dhe në nivele mjaft optimale, në përshtatje me tregun aktual, që variojnë nga 35-50 euro, dhe ku veç shërbimeve bazë, ofrohet shërbimi internet "ëireles". Kështu, Hotel "Pavarësia" përfaqëson dinamikën e zhvillimit të shërbimeve  hotelerike në Vlorë. Sipas statistikave të Bashkisë së Vlorës, në teritorin e administruar prej saj, funksionon një rrjet hotelerik prej 37 hotele, me më shumë se 500 dhoma, me standarte akomoduese   tërësisht bashkëkohore, ndërsa çmimet si të një viti më parë. Në prag të sezonit turistik veror, në pjesën më të madhe të tyre, po kryhen punime rehabilituese, për t’ju përshtatur më mirë kërkesave të klientëve. Në hotel- restorant "Delfini", një ndër objektet turistike të bregdetin vlonjat, është rehabilituar godina 5-katëshe, ndërsa një mjedis komod dhe i këndshëm ofrohet në këtë pjesë të gjirit të Vlorës. Hoteli ka 21 dhoma, me një, dy dhe tre shtretër, me çmime që në stinën e verës variojnë mesatarisht 35-40 euro. Në menynë e përditshme të kuzhinës gjenden lloje të ndryshme peshku, koce, levrak, kallamarë dhe karkaleca të gatuar në forma të ndryshme,etj. Administratorët e hotelit shpresojnë se "kjo verë, me siguri do të jetë më e mirë, krahasuar me vitin e kaluar". Rreth 500 metra më poshtë, ndodhet hotel-restorant "Evropa", modern i fshehur mes të gjelbërimit të agrumeve e ullinjve, në formën e një vile 4-katëshe, në një lagje me një mori vilash moderne të ndërtuara vitet e fundit, ç'ka ka kushtëzuar dhe komfortin e saj. Hoteli ka një restorant mjaft luksoz, nga veranda e gjerë e të cilit përballesh me pamjen e mrekullueshme të detit, që shfaqet e thyer disi nga gjelbërimi i agrumeve qarkuese të godinës. Në një pjesë të madhe të kohës, dhomat zihen me pushues shqiptarë dhe të huaj, ku pagesa varion nga 3000-5000 lekë. Në gjeografinë hoteliere të bregdetit vlonjat, shtrihen hotelet e tjera, si "Primavera", "Vlora International", "Bolonja", "Riviera", "Grand", "Beti", "Diplomat", "Versilja", kompleksi "Plazhi i Ri" e "Flamingo", të cilat tashmë e kanë krijuar profilin turistik. Në hotel "Neë York", veç dhomave, ka edhe apartamente me çmimet që variojnë nga 40-60 euro.  Rrjeti hotelerik në bregdetin e Vlorës po zgjerohet nga viti në vit. Ai është i shpërndarë në të gjithë gjeografinë e qytetit dhe në vijën bregdetare, por dhe brenda në qytet, sikurse janë hotel  "Vlora", në këndin verilindor të Sheshit të Flamurit, krahas objekteve hotelerike të trashëguara nga e kaluara, sic janë "Sazani", "Beti" etj. Ndërtuesit dhe arkitektët vlonjatë, pohojnë se shërbimi hotelerik në Vlorë ka krijuar profilin e vet të këndshëm dhe tërheqës, pasi bukuria dhe kompleksiteti i mjediseve të brendshme, alternohen sa me performancën e godinave përkatëse, ashtu dhe me bukurinë e gjeografisë natyrore. Fasadat dhe arkitektura e tyre janë përshtatur me ato të godinave dhe të karakteristikave natyrore. Në këtë mjedis, zë një vend të veçantë, kompleksi turistik "Liro", ndërtimi i të cilit, përbën edhe një zgjidhje të veçantë arkitekturore. Në realizimin e këtij kompleksi janë aplikuar metoda bashkëkohore të ndërtimit, në përshtatje me vështirësitë e terrenit shkëmbor.


Hotelet në territorin e bashkisë së Vlorës


Në territorin e bashkisë së Vlorës, funksionojnë hotelet, "Vlora International", Kompleksi turistik "Plazhi i Ri, Hotel "Rexhina", me 6 dhoma, hotel "Evropa"(Dhoma matrimoniale dhe suita me pamje nga deti), hotel "Erklis"(8 dhoma dopio dhe teke), hotel "Beti"(Ka 10 dhoma bashkëkohore): Hotel "Sazani"( Ka 32 dhoma dhe 62 shtretër); Hotel "Greta"( Ka 7 dhoma dhe 14 shtretër); Hotel "Martini"(Ka 8 dhoma dhe 16 shtretër); Hotel "Black Yellou"(5 dhoma dhe 10 shtretër); Hotel "Pizza Mare"(7 dhoma dhe 17 shtretër); Hotel Restorant "Neë York"(Ka 56 dhoma dhe 113 shtretër. Ofron suita); Hotel "Kampi i Pushimit"(44 shtretër); Hotel "Palma"(Ka 60 dhoma dhe 120 shtretër); Kompleksi "Konomi"(Ka 150 shtretër, restorant me 200 vende); Hotel "Diplomat"(20 shtretër); Kompleksi turistik "Liro"(22 dhoma bashkëkohore); Hotel "Primavera"(18 dhoma dhe 2 suita); Hotel "Delfini"; Vila "Bojko"; Vila "Velaj"; Hotel "Vlora", në Sheshin e Flamurit(15 dhoma bashkëkohore); Hotel "Kalaja"; Hotel "Besa"; Hotel "Bolonja"(11 dhoma dhe 20 shtretër); Hotel "Tozo"(18 dhoma dhe 36 shtretër); Hotel "Jonufra"(15 dhoma), Hotel "Alba Eko"; Hotel "Amantia"; Hotel "Palmanova"; Hotel "Riviera"; Hotel "Onorato".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›