Intarvisat/ Shehu:Skema e plotë e kompesimit për pajisjen me letërnjoftime elektronike të shtresave në nevojë

Zëvendësministri i Financave Sherefedin Shehu sqaron vendimin e qeverisë për kompensimin e pagesës për pajisjen me letër njoftim të shtresave në nevojë
Këshilli i Ministrave mori vendimin për kompensimin e pagesës për pajisjen me letërnjoftim të shtresave në nevojë. A mund të na thoni se cilat shtresa përfitojne dhe sa është masa e përfitimit për secilën prej tyre?
Unë do ta përmblidhja përgjigjen për shtresat që përfitojnë duke thënë se përfitojnë të gjithë ata shtetas shqiptare që nuk kanë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit apo ata që kanë aplikuar ndërkohë për letërnjoftimin dhe që janë studentë, persona me aftësi të kufizuara dhe pensionistë.
Cfare kushtesh të tjera duhet të plotësojnë shtetasit e listuar më sipër për marrjen e përfitimit?
Cmimi i letërnjoftimit kompensohet vetëm për ata shtetas të cilët kanë mbushur ose mbushin moshën 18 vjec me 28 qershor 2009 dhe që nuk disponojnë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit.
A do të vazhdojë të paguhet kompensimi deri në paisjen e të gjithë shtetasve me letër njoftimi?
Sic është bërë e ditur paisja me letër njoftimi është e drejtë e vetë qytetarëve dhe ata mund ta kërkojnë atë atëherë kur u duhet atyre. Vendimi i Këshillit të Minsitrave ka karakter të përkohshëm sepse synon që të mos privojë nga e drejta e votës ata qytetarë që janë në kushte më të vështira ekonomike. Për këtë arsye pagesa e kompensimit bëhet për shtetasit të cilët kanë aplikuar për letër njoftimi deri në 20 qershor 2009 dhe që e kanë marrë letërnjoftimin deri me 28 Qershor 2009. Për aplikimet e bëra pas 20 qershor 2009 kompensimi është i pavlefshëm dhe cdo pagesë e marrë për to është e paligjshme.
Në fillim të procesit të paisjes me letër njoftimi pranoheshin edhe qytetarët që kishin pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit dhe ata tashmë e kanë marrë letërnjoftimin. Atëherë a përfitojnë kompensim këta qytetarë kur u përkasin kategorive të listuara më sipër pavarësisht faktit se ata kanë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit?
Po, këta do ta përfitojnë kompensimin mbasi mbështetja bëhet për kategori në nevojë dhe për garantimin e të drejtës së votës pavarësisht nga gjendja ekonomike dhe sociale e qytetarëve. Mbështetja financiare për paisjen me letër njoftimi është ofruar që me fillimin e procesit dhe me këtë vendim vetëm bëhen disa përmirësime dhe ndryshon skema nga kompensim pas paisjes me letër njoftimi në pagesë të kompensimit para kërkesës për paisje me letër njoftimi. Për këtë arsye qytetarët e kategorive të mësipërme që kanë aplikuar për marrjen e letër njoftimit para datës 31 janar 2009 e gëzojnë të drejtën e kompensimit edhe kur ata kanë pasaportë udhëtimi për jashtë shtetit.
A mund të na thoni se si do të bëhet pagesa e kompensimit ose më qartë se si do ti përfitojnë qytetarët pagesat për paisjen me letër njoftimi?
Po. Me këtë vendim qytetarët do të marrin pagesën para aplikimit për paisjen me letër njoftimi. Mënyra e marrjes së saj do të jetë si vijon: Pensionistët do të trajtohen me kupona dhe diferenca e cmimit do t’u mbahet nga pensioni . Kjo metodë sic dihet ka filluar zbatimin në marrëveshje me postën. Studentet e universiteteve publike marrin paraprakisht kuponat për aplikim për letër njoftimi të blerë nga administrata e fakulteteve ku studiojnë kundrejt pagesës së diferencës ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së kompensimit të dhënë nga qeveria për to. Studentëve të cilët e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin, kompensimi u jepet në para nga administrata e fakulteteve ku studiojnë, kundrejt dorëzimit të kopjes të formularit të aplikimit ose të letër njoftimit të marrë. Nxënësit e shkollave të mesme publike të cilët votojnë për herë të parë i marrin kuponat për aplikim për paisje me letër njoftimi nga drejtoritë apo zyrat arsimore në rrethet ku ndodhet shkolla e tyre kundrejt pagesës së diferencës ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Nxënësve që e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin para daljes së këtij vendimi të Këshillit të Ministrave u jepet kompensimi në para nga drejtoritë apo zyrat arsimore në rrethet ku ndodhet shkolla e tyre kundrejt dorëzimit të kopjes të formularit të aplikimit ose të letërnjoftimit të marrë. Shtetasit të cilët përfitojnë pagesë papunësie i marrin kuponat e aplikimit për paisje me letër njoftimi nga Zyrat e Punës në rrethe të cilat i kanë blerë ato më parë. Këta shtetas do të paguajnë në këtë moment diferencën ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës së njohur të kompensimit. Në rast se ata e kanë kryer aplikimin apo e kanë marrë letërnjoftimin më parë zyrta e punës në rrethe u japin shumën në para të kompensimit, pasi të kënë dorëzuar kopje të formularit të aplikimit ose kopje të letërnjoftimit të marrë. Të burgosurit dhe ata që janë në paraburgim i marrin kuponat e aplikimit për letër njoftim nga administrata e institucioneve ku ata vuajnë dënimin ose janë në paraburgim. Shtetasit me ndihmë ekonomike, të gjitha kategoritë që trajtohen me pagesë aftësie nga bashkitë dhe komunat, shtetasit që votojnë për herë të parë dhe që nuk janë nxënës dhe studente si dhe shtetasit e komuniteteve Rom dhe Egjyptian i marrin kuponat e aplikimit për paisje me letër njoftimi nga bashkitë dhe komunat ku ata janë të rregjistruar dhe banojnë. Para marrjes së kuponit ata paguajnë në zyrat përkatëse të bashkive dhe komunave diferencën ndërmjet çmimit të kuponit dhe masës përkatëse të njohur të kompensimit. Për shtetasit që kanë kryer aplikimin apo e kanë marre letërnjoftimin bashkitë dhe komunat u japin atyre kompensimin në para në masen e njohur në vendimin e Këshillit të Ministrave, pasi të kënë dorëzuar kopje të formularit të aplikimit ose kopje të letër njoftimit të marrë.
Siç dihet një pjesë e shtetasve që i përkasin Komunitetit Rom nuk janë të rregjistruar dhe për rrjedhoje as nuk trajtohen me ndihmë ekonomike. Si do të veprohet për identifikimin dhe paisjen e tyre me karta identiteti?
Vështirësi më e madhe do të jetë për identifikimin e atyre që nuk janë të rregjistruar sepse pasi ata të jenë identifikuar pajisen falas me leter njoftimi nga bashkia dhe komuna ku ata janë ose do të rregjistrohen. Për identifikimin e tyre vendimi përcakton se në cdo bashki e komunë ngrihet një komision verifikimi i përbërë nga tre persona: një pjesëtar i administratës së ndihmës ekonomike të bashkisë, komunës përkatëse, një person i propozuar nga Prefekti dhe një nga këshilli bashkiak ose komunal përkatës. Ky komision do të ndihmohet edhe nga persona të njohur ose përfaqësues të shoqatave të këtyre komuniteteve. Personat që nuk janë të rregjistruar nuk mund të aplikojnë pasi aplikimi është i lidhur me rregjistrin e gjendjes civile. Këta persona më parë duhet të rregjistrohen në bazë të rregullave të legjislacionit të gjendjes civile. Identifikimi ka të bëjë vetëm me faktin që janë rom apo egjiptiane, por gjithmonë për ata që janë të rregjistruar.
A mendoni se mungesa e fondeve buxhetore në institucionet e mësipërme dhe në bashkitë dhe komunat mund të jetë problem për kryerjen e pagesës dhe blerjen paraprake të kuponave të aplikimit për letër njoftimi për shtetasit të cilëve ata duhet tu paguajnë ose blejnë kuponat?
Jo. Në rast kjo ndodh do të jetë neglizhencë dhe abuzim i drejtuesve të institucioneve buxhetore, bashkive dhe komunave. Me vendim të Këshillit të Ministrave ata janë të aurorizuar të përdorin paraprakisht fondet e tyre dhe me pas të kërkojnë zëvendësimin e fondeve të shpenzuara për këtë qëllim nga Ministria e Finanacave. Ministria e Finacave i disponon fondet përkatëse për llogaritë fondit rezerve të qeverisë të miratur për vitin 2009 dhe garanton zëvendësimin e plotë të parave që njësitë e mësipërme kanë shpenzuar për pagesat e paisjes së shtetasve të tyre me letër njoftimi. Në rast se ata nuk disponojnë fonde paraprakisht, degët e thesarit në rrethe bëjnë avancimin e fondeve të muajve të mëvonshëm ose kërkojnë dhënien e fondeve shtesë menjeherë për këtë qëllim.
Çfarë pasojash do të kenë ata qytetarë të cilët e kanë përfituar kompensimin në para ose nëpërmjet marrjes së kuponit por nuk kanë bërë aplikimin për letër njoftimi brenda datës së parashikuar në vendim?
Këta qytetarë janë të detyruar të kthejnë mbrapsht pagesën e marrë padrejtësisht. Sipas rasteve pagesa e bërë paradhënie për përfituesit u mbahet këtyre të fundit nga listë-pagesa e përfitimeve përkatëse të muajit/ve pasardhës ose ata shpallen debitorë dhe vjelja e detyrimit bëhet sipas procedurave për vjeljen e debitorëve. Së fundi, cili është qëndrimi juaj lidhur me kërkesen e opozitës që letër njoftimet të jepen falas. Së pari ne mendojmë se letër njoftimet nuk mund të jepen falas në bllok mbasi jo të gjithë qytetarët e kanë të pamundur përballimin e pagesës për letër njoftimi. Së dyti letër njoftime janë mall që ka vlerë dhe prodhohen dhe shiten nga sektori privat sipas standarteve të vendosura nga shteti. Dhënia e tyre falas do të thotë që taksat e mbledhura të shpenzohen për nevoja individuale, të cilat plotësohen nga sektori privat dhe përdorim i parave të taksëpaguesve shqiptarë për këtë qëllim do të ishte i padrejtë. Së treti, nisur nga fakti se këtë vit letër njoftimet janë një kusht i rëndësishëm për zgjedhjet është garantuar mbështetje financiare sipas gjendjes ekonomike të familjeve shqiptare e cila fillon me dhënie falas, vazhdon me kompensime të konsiderueshme dhe përfundon me kompensime të arsyeshme për disa grupe të popullsisë. Së fundi, doja të thoja se me skemën e kompensimit dhe mënyrën e dhënies së saj të miratuar nga qeveria u krijohet mundësia të gjitha shtresave të popullsisë në nevojë dhe atyre me të ardhura më të vogla që të paisen me letër njoftimi dhe të marrin pjesë në votime si qytetarë europiane.
Shtresat që përfitojnë dhe masa e përfitimit të tyre duken më qartë në tabelën e mëposhtëme:
Masa e Perfitimit
Kategorite e Perfituesve
1200 leke ose 100% te cmimit te Leter Njoftimit
1. Para dhe tetra-plegjiket
2. Te verberit
3. Familjaret e para dhe tetra-plegjikeve si dhe te verberve
4. Shtetasit qe vuajne denimin ose jane ne paraburgim
5. Shtetasit e komunitetit Rom dhe Egjiptian
1000 leke ose 83% te cmimit te Leter Njoftimit
6. Pensionistet qe kane pension minimal ne qytet
7. Te gjithe pensionistet e fshatit
8. Studentet ne institucionet e arsimit të lartë publik
9. Te gjithe anetaret e familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike
10. Të gjithë shtetasit qe votojne per here te pare pavaresisht nga gjendja ekonomike dhe sociale e tyre
700 leke ose rreth 60% te cmimit te Leter Njoftimit
11. Shtetasit e tjere me aftesi te kufizuar
12. Anetaret e familjes se personit me aftesi te kufizuar kur ai eshte kryefamilar
13. Shtetasit qe perfitojne pagese papunesie
400 leke ose rreth 35% te cmimit te Leter Njoftimit
14. Pensionistet e te gjithe kategorive qe perfitojne pension pleqerie mbi pensionin minimal ne qytet
15. Anetaret e familjes se pensionisteve te cilet jane pa te ardhura.
200 leke ose 17% te cmimit te Leter Njoftimit
16. Punonjesit e institucioneve buxhetore me page mujore bruto jo me te madhe se 35 mije leke
17. Anetaret e familjeve te ketyre punonjesve buxhetore te cilet jane pa te ardhura
...