Stankoviç s’e beson ende: Bëra një gol të çmendur
Dejan Stankoviç nuk mendon se Interi ka nisur arratinë pas fitores 5-0 ndaj Xhenoas. Mesfushori serb ka frenuar entuziazmin për këtë triumf spektakolar dhe kërkon kujdes. “Është ende shpejt për të folur për arratisje, - tha ai. – Nuk ka nisur ende kampionati i vërtetë”. Stankoviç shënoi një gol të çuditshëm, duke goditur fluturimthi nga 50 metra. “Ishte goli më i çmendur nga të gjithëm një gol që do të mund t’ua tregoj fëmijëve të mi pas 10 ose 15 vjetësh”, tha ai.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)