E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hafenhaimi fiton bindshëm duke udhëhequr Bundesligën

Berlin - Hofenhaimi ka fituar sërish këtë javë në kampionatin gjerman duke e udhëhqur bindshëm atë. Modestët e ardhur nga një kategori më poshte arritën të fitonin me rezultatin e thellë 3-0 në përballjen me Arminian. Skuadra më surprizuese deri tani në kontinent, udhëheq e vetme me 34 pikë Bundesligën.

Bavarezët e drejtuar nga Klismani arritën një fitore 2-0 me Leverkusenin në përballjen më të madhe të javës së 15-të. Kampionët e Gjermanisë ndodhen në vendin e dytë me 31 pikë, tre më pak se Hofenhaimi udhëheqës.

Më poshtë do të paraqesim rezultatet dhe renditjen pas javës së 15-të në Bundesligën gjermane.

Rezultatet

Herta 2 - 1 Këln
Bajer Leverkusen 0 - 2 Bajern Mynih
Hanover 3 - 2 Karlsruhe
Hofenheim 3 - 0 Arminia B.
Borusi M. 1 - 3 Enerxhi Kotbus
Verder Bremen 5 - 0 Eintraht Frankfurt
Bokum 1 - 1 Hamburg
Borusia D. 0 - 0 Volfsburg
Shtutgart 2 - 0 Shalke

Renditja

1. Hofenhaim 34
2. Bajern Mynih 31
3. Herta Berlinit 30
4. Bajer L. 28
5. Hamburg 27
6. Borusia D. 25
7. Verder B. 23
8. Volfsburg 23
9. Shalke 23
10. Shtutgart 21
11. Këln 19
12. Eintraht F. 16
13. Hanover 16
14. Arminia B. 12
15. Enerxhi K. 12
16. Bokum 11
17. Borusia M. 11
18. Karlsruhe 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›