Zeqo: Skënderbeu synon Europën

wwww.albania-sport.com - Gjashtë fitore radhazi të Skënderbeut nuk mund t’i kishte menduar as tifozi më i zjarrtë i “ujqërve të dëborës”, por ato janë tashmë realitet. “Kampionia virtuale” e gjashtë javëve të fundit (18 pikë të plota) për momentin ka dalë nga zona e ftohtë dhe përballja me Flamurtarin në javën e 26-të në Korçë është një “larje hesapesh” për qëndrimin përfundimtar në Superligë. Por Skënderbeu i sponsorizuar nga Agim Zeqo, Irfan Hysenbelliu, Grigor Joti dhe Samir Mane, duket se ka objektiva përtej mbijetesës. Presidenti i Skënderbeut, Agim Zeqo. “E prisja një fitore me Kastriotin. Ndeshjen me Flamurtarin e shoh si shumë të vështirë. Synimi ynë kryesor është të kalojmë zonën e ftohtë dhe deri në fund të luftojmë për më të mirën. Tani lojtarët e Skënderbeut kanë një besim të jashtëzakonshëm. Unë e mendoj dhe vendin e tretë, aq më tepër që dhe vendi i katërt është nëlojë për Europën”, - tha Zeqo për “Panorama Sport”. Korçarët kanë 33 pikë, ndërkohë që janë pesë larg vendit të tretë (nga 38 pikë kanë Laçi, Shkumbini e Tirana), ndërkohë që janë dhe 7 ndeshje për tu luajtue dhe 21 pikë në lojë.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Diele, 04 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili