Frenk Lampard, Juventusi dhe Barcelona në garë për anglezin

Irgis Hysenaj
Mesfushori i Celsit Frenk Lampard kërkohet nga dy nga skuadrat më të njohura emër në Evropë, Juventusi dhe Barcelona. Kështu për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares angleze drejtuesit e dy ekipeve janë vënë në një garë të fortë. Italianët kanë kohë që e ëndërrojnë anglezin të veshur "bardhezi", ndërsa spanjollët synojnë që të përforcojnë edhe më skuadrëne tyre, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jenë të pathyeshëm dhe të gatshëm për të fituar të gjitha trofetë. Megjithatë duhet thënë që katalanasit kanë kohë që e ndjekin Lampardin, ndërsa juventinët kishin filluar kontaktet vetëm gjatë këtij viti. Sipas gazetës angleze "The Sun", futbollisti është gati që të largohet nga Celsi, por nuk di se në cfarë kampionati të luajë. Sipas të përditshmes angleze, katalanasit kanë ofruar 18 milionë euro për të marrë Lampardin në "Kamp Nou". Ndërsa juventinët janë ende në pritje të lëvizjeve të Celsit, për të kuptuar se sa kërkojnë drejtuesit e skuadrës angleze. Megjithatë, po sipas "The Sun", është arritur tashmë një marëveshje midis katalanasve dhe drejtuesve të Celsit. Por vetë Lampardi e mohon një gjë të tillë. "E ardhmja ime është akoma në errësirë dhe më duket cudi që gjërat janë akoma në ajër, që situata ime është ende si më parë, megjithatë unë përpiqem që të mos e mendoj."-tha Lampard duke shtuar "Në një botë ideale, cështja e kontratës time do të ishte zgjidhur javë më parë, por ky është realiteti dhe tashmë në futboll s'më habit më asgjë.". Nëse mesfushori anglez kalon tek Barcelona, atëherë skuadra katalanase do të bëhet me të vërtetë "e frikshme" me Ronaldinjon, Mesin , Dekon dhe Lampardin në mesfushë, dhe në sulm, dyshen Henri- Eto. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e kalimit në kampionatin italian. Drejtuesit juventinë dëshirojnë që ta kenë Lampardin në skuadër, dhe për këtë do të ishin të gatshëm që të zbrasnin edhe pak më shumë arkate klubit. Për më tepër që anglezi ka qenë një ëndër edhe për ish trajnerin Juventin Didier Deshamp. Kështu Lampard është në dilemë, të vazhdojë të qëndrojë me "blutë" e Londrës, të kalojë tek Barcelona, apo të veshë fanellën e Juventusit. I mbetet atij të zgjedhë. Reali Pas ikjes së Kapelos duket se edhe Emersoni i ka ditët e numëruara në Madrid. Mesfushori brazilian ka qenë një nga të preferuarit e teknikut italian, por nga më të urryerit nga tifozeria merengese dhe nga kritika spanjolle. Përvec tij pritet që të largohet edhe Antonio Kasano. Baresi ka tashmë një vit që nuk është titullar me skuadrën dhe "galaktikët" nuk mund të mbajnë në skuadër një futbollist që kushton 4.5 milionë euro dhe që nuk shërben për asgjë. Nëse për brazilianin e interesuar është skuadra e Milanit, për Kasanon sinjale të forta kanë dhënë kampionët e Italisë Interi. Mancinie pëlqen mesfushorin italian dhe nuk përjashtohet mundësia e veshjes së tij zikaltër në sezonine ardhshëm. Deko Deko nuk do të largohet nga Barcelona. Ai që e konfirmon një gjë të tillë është zëvendës presidenti i katalanëve Txiki Beguiristain. " Deko nuk është në shitje. Rendimenti i tij ishte shumë i mirë dhe shpresojmë që të përmirësohet edhe më"-tha Beguiristain. Për mesfushorin portugez ishin interesuar një sërë skuadrash, midis të cilave Interi. Palermo Fabrizio Mikoli është shumë afër nënshkrimit të një kontrate me skuadrën e Palermos. Edhe pse mungon konfirmimi zyrtar, sipas mediave italiane Jubventusi dhe klubi sicilian kanë arritur një marëveshje. Kështu drejtuesit e Palermos do të paguajnë një shuëm prej 5 milionë eurosh në arkat e Juventusit për të blerë Mikolin Kështu mesfushori italian do të rikthehet në Itali, pas dy sezoneve të l;uajtura në kampionatin portugez. Mikoli që ka luajtur për skuadrën eBenfikës është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë në Portugali.