Kush është kundershtari i Teutes, NK Slaven Belupo?

NK Slaven Belupo, ose thjesht Slaven, por e njohur ndërkombëtarisht me emrin NK Slaven Koprivnica, është një klub futbolli kroat me qëndër në qytetin Koprivnica, që ndodhet në veri të Kroacisë. Ndeshjet shtëpiake i luan në stadiumin "Gradski Stadion" në Koprivnica me një kaparacitet prej 3000 vendesh të ulura. Skuadra e parë u themelua në Koprivnica në qershor të vitit 1907, kur një ekip studentësh e quajti atë "Dacki nogometni klub", që do të thotë "Klubi i Futbollit Studenti". Emri Slaven u shfaq për herë të parë kur klubi morri emrin HSK Slaven, i themeluar nga familja Friedrich, më 20 gusht 1912, datë e cila konsiderohet edhe si data zyrtare e themelimit të klubit.
Slaven fitoi kampionatin e parë rajonal në vitin 1920, përpara se të quhej HSK Victorija, por vështirësitë financiare e detuarn klubin të mos merrte pjesë në katër kampionate, nga 1926-1930.
Klubi ka pasur shumë emra gjatë vitëve në vazhdim: HSK Koprivnica (1930-1945), HSK Danica dhe RNHSK Sloga, përpara se quhej sësish FD Slaven. Midis viteve 1953 dhe 1958, klubi u njoh si SD Podravka dhe më pas erdhi edhe emri aktual NK Slaven, sic njihet edhe sot, kur ka marrë prapashtesën Belupo, që i perket një kompanie farmaceutike me qendër në Koprivnica, bazuar edhe në marrëveshjen e sponsorizimit.
Slaven u ngjit në Prva HNL (Kategoria e Parë kroate) në vitin 1997 dhe prej asaj kohe luan në këtë kategori.
Në vitin 2000, NK Slaven përfundoi e pesta në kampionat dhe morri pjesë në Kupën Intertoto, ku ia arritën të shkonin deri në turin e tretë, përpara se të eliminoheshin nga klubi cek Sigma Olomouc. Një vit më pas (2001), ata përsëritën suksesin dhe u eliminuan nga klubi anglez Aston Vila. Në dy vitet e mëpasshme (2002, 2003) NK Slaven arriti deri në gjysmëfinalet e Kupës Intertoto ku e eliminuan nga Shutgardi (Gjemani) dhe Lilë (Francë). Paraqitja e tyre e fundit në Intertoto ishte në vitin 2005 ku e përfunduan aventurën në raundin e tretë pasi u eliminuan nga spanjollët e Deportivo La Korunjës.
Slaven Belupo, zuri vendin e pestë në kampionatin kroat me 49 pikë (po aq sa NK Shibenik), kur kampionia Dinamo e Zagrebit e mbylli kampionatin me 92 pikë. Në vitin 2007, NK Slaven arriti në finalen e Kupës së Kroacisë ku humbi me Dinamon e Zagrebit 2-1 (rezultati i përgjithshëm), duke siguruar për herë të një vend në Kupën UEFA si finaliste e Kupës së Kroacisë, pasi Dinamo e Zagrebit fitoi edhe kampionatin kroat.
NK Slaven uniformën zyrtare e ka krejtësisht blu, ndërsa ato rezerveë komplet të bardha. I gjithë grupi i lojtarëve që mbylli kampionatin është kroat, me përjashtim të dy lojtarëve boshnjakë: mbrojtësit Ivan Radeljic dhe sulmuesit Mario Dodik.
Presidenti i klubit është Stanislav Biondic, ndërsa trajner është Elvis Skoria (nga 2007-a), ish-trajner i NK Rijekës. Ndër tre lojtarët më të famshëm të këtij klubi është edhe futbollisti shqiptar Fatmir Vata, i cili ka luajtur në vitin 1999 (11 ndeshje, 1 gol)