E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andres Iniesta ndjehet tepër i lumtur me suksesin

Barcelonë - Andres Iniesta është njeriu më i lumtur me golin e shënuar mbrëmë përballë Çelsit, i cili e dërgoi Barcelonën në finalen e Ligës së Kampioneve. Barcelona po e shihte veten jashtë finales deri në minutën e tretë shtesë, kur Iniesta lëshon predhën e tij, e cila përfundoi në rrjetë.

“Ky është një prej momenteve më të lumtura të jetës sime. Madje, as kisha ëndërruar se do të shënoja një gol të tillë. Nëse do të përpiqesha një herë tjetër kështu, topi sigurisht që do të përfundonte në tribunë”, deklaron Iniesta.

Lidhur me momentin e golit, Andres Iniesta shprehet: “E godita topin me gjithë shpirt dhe ai përfundoi në mënyrë perfekte. Kur e gjuajta nuk e pashë as topin, derisa hyri në rrjetë”.

Barcelona do të ndeshet me Mançesterin në finalen e Ligës së Kampioneve më 27 maj në Romë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›