E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agustin Kola lë në baltë skuadrën e Tiranës

Tiranë - Agustin Kola i jep fund aventurës së tij në drejtimin e Tiranës, duke e lënë ekipin në baltë në momentin më të vështirë. Vendimi i ish-legjendës së futbollit shqiptar erdhi pas humbjes në finalen e kupës përballë Flamurtarit të Vlorës me rezultatin 1-2.

Tirana rrezikon të dalë duarbosh këtë sezon, megjithëse ka bërë super shpenzimi për të marrë futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar. Kryeqytetasit renditën të dytët në kampionat, me një pikë më pak se Vllaznia, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga përfundimi i kampionatit.

Në ndeshjen e radhës, kundër Shkumbinit të Peqinit, skuadrën do ta drejtojë zëvendës trajneri italian, Mauro Bencivenga. Në ndeshjen e fundit skuadra e Tiranës do të presë rivalët e Vllaznisë, sfidë e cila duket se do të vendosë emrin e skuadrës kampione për këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›