E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova ndahet në paqe me Josën

Teuta dhe Tirana me barazimin e tyre në "Niko Dovana" e rruajtën të paprishur kolonën "0" të humbjeve, megjithesë formacioni i Sulejman Starovës ishte më afër fitores. Një kryendeshje e ndjekur nga pak shikuesë, rreth 1500 veta, por nga një shpurë e tërë zyrtarësh "VIP".
Dhjetë minutat e para ishin më tepër me karakter studimi dhe pa ndonjë moment të vecantë. Për vendasit, Kuli në formacion nga minuta e parë në sulm për Teutën, pas pezullimit të Bledar Mancakut. Nevil Dede, ishte dhe supriza e pjesës së parë, teksa e filloi takimin nga minuta e parë. Kombinacione Bulku-Sinani-Salihi, të ndihmuar nga mesfushorët Mukaj dhe Klodian Duro, që pas minutave të pakta në ndeshjen Tirana-Apolonia, luan nga minuta e parë. Rastin e parë e pati Qazim Buna, në të 13' që nuk shfrytëzoi rastin e paraqitur duke dështuar para portierit të Tiranës, Blendi Nallbani. Disa minuta më pas, në të 18' Kuli gjuajti ballazi, dhe portieri Nallbani priti në dy kohë. Salihi pati një rast të mirë në 21', por pa mundur të mposhtë Osmanin. Devolli me karton të verdhë, në të 25', dhe Pisha në të 26'. Kuli nis një top të artë për kapitenin Daniel Xhafaj, i cili gjuan bukur në të 28' duke kaluar në avantazh Teutën. Goli i pestë sezonal i Daniel Xhafaj gjatë 7 javëve. Sinani në të 42' pati një rast të mirë për të shënuar. Në të 52', Kuli gjuan me kokë nga 5 metra larg por topi përfundoi mbi shtyllë. Skuadra e Teutës shpresoi për fitoren e parë, por nëntë minuta para përfundimt mbrojtësi i kombëtares Nevil Dede barazoi rezultatin në të 82', gol qe vendosi edhe rezultatin përfundimar të takimit. Ne kete takim nuk shenoi goleadori Hamdi Salihi, ndeshja e pare e tij pa gola. Besa arriti barazimin e tretë në shtëpi (ende nuk ka shijuar një fitore) dhe të dytin rresht 1-1, pas atij me Besën. Në javën e 8-të, Teuta do të përballet me Shkumnbin, ndeshje që do të luhet në një fushë asnjanjëse. Tirana nga ana e saj do të presë në shtëpi Luftëtarin që me fitoren e arritur ndaj Besës, tashmë ndodhet në kuotën e 10 pikëve, 4 pikë më pak se Tirana.

SKEDA
Teuta-Tirana 1-1
Shënues: Daniel Xhafaj 28'/Nevil Dede 81'
Karton i verdhë: Devolli 24'/ Pisha 26'
Gjyqtarë: S. Cekaj, Ë. Pjetrushi, E. Doda.
Stadiumi "Niko Dovana", Durrës.
Bilanci ndërmjet tyre:
138 ndeshje; 32 fitore Teuta, 37 barazime, 69 fitore Tirana. Golat 117-218.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›