Apolonia i ndrron “shtratin” Shkumbinit

Apolonia arriti fitoren e parë në Kategorinë Superiore, ndërsa Shkumbini regjistroi të tretën rresht. Fierakët arritën të realizojnë një përmbysje prej gjigandësh nga 0-2 në 3-2 dhe kjo falë dy golave të shënuar nga tiranasi Sabino Plaku dhe golit të Maringlen Kules, tre minuta para përfundimit të takimit. Shkumbini mposhti Apoloninë 1-0 në pjesën e parë, por jo në të gjithë takimin, pasi në përfundim . Apolonia ushtroi presion gjatë gjithë pjesës së parë ndaj Shkumbinit, por pa mundut të konkretizojë edhe pse pati disa raste të mira. Në të 10' pas një harkimi të brazilianit De Santos, Sabino Plaku goditi fort por reagoi mirë portieri i Shkumbinit, Ervin Llani. Shkumbini futi në minutën e 36' sulmuesin e njohur Dorian Bubeqin. Shkumbini realizoi në të 44' me anë të lushnjarit Erjon Xhafa, duke befasuar Apoloninë që priste ta mbyllte pjesën e parë në barazim. Pjesa e dytë filloi me gol për peqinasit. Roland Dervishi shënoi me penallti 49' për Shkumbinin. Në të 67' Apolonia-Shkumbini 2-1, Sebino Plaku shkurtoi diferencën duke shënuar nga pika e penalltisë. Në të 72' ishte sërish sulmuesi tiranas i fierakëve, Sebino Plaku që barazoi rezultatin 2-2 duke shënuar njëkohësisht dhe golin e pestë të tij sezonal, dhe duke u barazuar në këtë kuotë me golashënues të njohur si Daniel Xhafaj e Roland Nënaj. Kapiteni Maringlen Kule shënoi golin e tretë në të 87' duke përmbysur rezultatin nga 0-2 në 3-2. Gjyqtari Meta dha 4 minuta shtesë, ku Plaku nund të kishte shënuar golin e katërt për Apoloninë që tashmë ndodhen në kuotën e katër pikëve, vetëm një më pak se Besa dhe Kasrtioti që në shtatë takime kanë grumbulluar vetëm 5 pikë. Për javën e 8-të, Apolonia do të udhëtojë drejt Elbasanit, ndërsa Shkumbini do të presë Teutën në një fushë asnanjëse.
SKEDA
Apolonia-Shkumbini 3-2
Shënues: Plaku 67'(p), 72', Kule 85'/ Erjon Xhafa 45+1, Dervishi 49'
Gjyqtarë: K. Meta, A. Lamce, D. Koreshi.
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier.
Bilanci midis ekipeve:
19 ndeshje; 5 fitore Apolonia, 5 barazime, 9 fitore Shkumbini.