E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starova, premiera në vend të hidhur

Sulejman Starova, trajneri i dytë sezonal i Besës do të përpiqet të në Vlorë të tregojë klasin e tij në premierën si drejtues i verdhezinjve duke bërë c'është e mundur për të shmangur humbjen e tretë rresht të skuadrës kavajase ndaj një Flamurtari agresiv në kërkim të revanshit pas humbjes së fazës së parë në Kavajë (2-0) që ndalin edhe serinë me dy fitore të vlonjatëve ndaj Tiranës dhe Skënderbeut.
KUJTIMET - Ish-tekniku i Tiranës ka kujtime të hidhura nga Vlora kur në drejtimin e bardhebluve humbi në minutat e fundit 1-0 (gol i Veliut në minutën e 89-të). Ishte kjo humbje për trajnerin e porsardhur nga Teuta, që shkaktoi edhe carjen e parë të madhe midis tij dhe "kupolës" kryeqytetase. Formacioni anti-Flamurtari është një nga më të varfrit që Starova ka në dispozicion. Dy sulmuesit kryesorë Elokan e Xhihani mungojnë. Rikthimi i mbrojtësit Zekeria Ramadani, megjithatë e qetëson jo pak trajnerin, i cili do të hedhë kundër vlonjatëve një formacion të rreshtuar në 4-4-2 me Mancakun e Nuhiun në vijën e parë.
POST-DUMITRESKU – Starova, një nga trajnerët elitarë shqiptarë (tri herë kampin si trajner), e mori skuadrën pas largimit të detyruar të rumunit Silviu Dumitresku. Ish-tekniku i Partizanit arriti suksesin e parë (modest) me Besën në Kupën e Shqipërisë ku
eliminoi Bylisin e Kategorisë së Parë. Të gjithë, aq me tepër presidenti Bizhdili pret fitoren e parë në fazën e tretë, përpara se Besa të presë Skënderbeun në shtëpi dhe të përballet dy javë më pas me Tiranën në kryeqytet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›