Kuli: Dinamo nuk do ta lëshoj kreun

Sokol Paja
Kryesuesit e Dinamos do të zhvillojnë sot një ndeshje jo të lehtë ndaj krutanëve të Kastriotit. Mesfushori i bluve, Bekim Kuli, tregon se në këtë takim ekipi tij do të marrë tri pikë me qëllim që të jetë përsëri në krye të klasifikimit. "Pikësynimi ynë janë tri pikët, që të mos largohemi nga kreu i renditjes. Na duhet më shumë fat dhe me siguri do të ishim më lart. Në këtë kampionat të sivjetshëm janë shumë skuadra që kërkojnë kreun e renditjes dhe lufta është bërë akoma më e fuqishme, ndaj do të kërkojmë që në cdo ndeshje të marrim maksimumin në ecjen tonë drejt titullit kampion", tha mesfushori-sulmues i bluve. Deri tani ekipi i Dinamos ka pasur ecurinë më pozitivë në kampionat ku ka pësuar më pak gola nga të gjitha skuadrat dhe po ashtu është një skuadër ku futbollistët e saj kanë shënuar shumë gola duke u radhitur të dytët pas Partizanit. Tirana është një ekipi që sipas dinamovitit Kuli do të jetë shumë e fortë këtë sezon edhe pse nuk i ka bërë një nisje të mirë. Sipas mesfushorit të Dinamos Kuli, sulmuesit kohët e fundit nuk po arrijnë të merren vesh aq sa duhet dhe për këtë arsye, edhe ekipi po i mungojnë golat, ndërsa mbrojtjen e mesfushës i lartëson për formën e stabilitetin e treguar deri tani. "Të dy sulmuesit që kemi, janë të mirë, por mungon mes tyre ai që e përcjell topin në rrjetë. Plaku dhe Pejici kanë treguar se janë shumë lart në këtë repart, pavarësisht se goli u ka munguar në ndeshjen e fundit. Sikur të kishim edhe pak fat, me siguri do të ishim më lart, edhe në cdo sport, edhe në futboll duhet edhe pak fat. Luftën për titull Kuli i shikon si shumë të ashpër dhe mjaft të vështirë për të gjitha skuadrat, por si më të favorizuara mendon ekipet e kryeqytetit ka harruar edhe rrethet. "Të them të drejtën është shumë e vështirë sivjet, por mendoj se pretendentët më të fortë janë Besa, Partizani dhe Vllaznia, pa harruar edhe Tiranën, që po vjen në formën e saj më të mirë. Mendoj se këto do t'i japin tonin kampionatit, pa harruar Dinamon që është e para dhe që do të jetë pretendentja kryesore për titull", përfundoi Bekim Kuli.