Mourinjo: “Ronaldo, një gënjeshtar”

ASA (Albania Sport Agency)- Hoze Mourinjo dhe Kristiano Ronaldo, dy "eksportet" më të famshme portugeze në Britani, janë përplasur me njeri-tjetrin në lidhje me pretendimet e trajnerit të Celsit, se nuk i janë dhënë kurrë penallti kundër Mancester Junaitid. Ronaldo akuzoi Mourinjon për një lojë të pandershme me qëllim fshehjne e gjendjes së vertetë të ekipit të tij, ndërkohë që reagimi i bosit të Celsit ishte i shpejtë: "Ronaldo është një gënjeshtar". "E gjithë bota e di se kush është Mourinjo. Ai gjithmonë gjen dicka për të tërhequr vëmendje, vecanërisht kur ai nuk është i lumtur me lojtarët e tij. Ai kurrë nuk pranon gabimet e tij", - pohoi Ronaldo, deklaratë që u transmetua edhe në televizionin portugez. "Një lojtar që dëshiron të jetë më i miri në botë, duhet të posedojë mjafuteshëm ndershmëri dhe pjekuri kundër fakteve. Nëse ai (Ronaldo) thotë: "Është një gënjeshtër se Mancesteri nuk ka marrë penallti kundër tij", atëherë ai është duke gënnyer. Dhe nëse ai gënjen, ai nuk do të arrijë kurrë nivelin që ai dëshiron", - është kundërpëgjigjur Mourinjo.
Ferguson: "Mourinjo, ndalo abuzimet"
Bosi i Mancester Junaitid, Sër Aleks Fergusoni i kërkoi homologut të tij te Celsi, Mourinjo, të ndalë abuzimet në lidhje me deklarimet e tij në shtyp për cështjen e penalltive.
"Hoze Mourinjo duket se është ka nisur një kryqëzatë personale kundër rregullave. Unë jam i befasuar se nuk është marrë ende ndonjë masë kundër tij. Ai ka abuzuar në kaluarën me Barcelonën në rastin e gjyqtarit suedez (Anders Frisk) dhe së fundi edhe me gjyqtarin gjerman (Markus Merk) në ndeshjen kundër Liverpulit".