E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheva: “Kaka meriton Topin e artë”

ASA (Albania Sport Agency)- Sulmuesi i Celsit, Andrij Shevcenko beson se Kaka i Milanit është lojtari më mirë në botë përpara Kristiano Ronaldos së Mancester Junaitid. Shevcenko luajti me 25-vjecarin Kaka te Milani para se ukrainasi të bashkohej me kampionin e Premiership verën e kaluar.
Kur ai pyet, gjatë një interviste për "La Gazzetta dello Sport" për të zgjedhur midis ndërkombëtarit brazilan Kaka dhe portugezit Ronaldo, Shevcenko nuk hezitoi. "Kaka është lojtari më i fuqishëm në botë", - tha 30-vjecari ukrainas. "Ai e meriton "Topin e artë" (Lojtari Europian i Vitit) dhe unë jam i sigurt se ai do ta marrë, dhe nëse jo kësaj radhe, patjetër në një të ardhme të shpejtë".
Shevcenko beson se ish-shoku i tij i ekipit ka më shumë shanse për të arritur në finalen e Ligës së Kampionevë edhe pse Milani humbi 3-2 në "Old Traford" në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Mancester Junaitid.
"Në Mancester, Milani luajti një futboll të jashtëzakonshëm në pjesën e parë dhe loja e tij u vështirësua pas dëmtimeve të Xhenaro Gatuzoz dhe Paolo Maldinit", - tha Sheva.
"Milani është ekip i pëlqyeshëm pasi luan gjithmonë ndeshje të bukura. Ata luajën futboll të hapur dhe në Ligën e Kampioneve kanë luajtur githmonë më mirë. Ky është nje rezper për lojtarët e tyre cilësorë dhe për klubin. Milani ka gjithcka që nevojitet për
Shevcenko pranoi se të takohej me Milanin në finalen e Athinës do të ishta dicka e jashtëzakonshme për të dhe e pazakontë për të. "Unë nuk dua të mendoj tani për këtë", - tha ai. "Ka dhe disa ndeshje para se të luajmë finalen. Sigurisht, për mua do të jetë një mbremje elektrizuese dhe e komplikuar, pasi Milani nuk është vetëm ish-ekipi im por familja ime, pjesë e jetës sime", - përfundoi Sheva, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave ne kompeticionet europiane të klubeve me 59 gola, kur përpara ukrainasit është vetëm gjermani Gerd Myler, prej kohësh i tërhequr nga aktiviteti futbollistik.

Tri herë në 14 ditë

Celsi mund të përballet tri herë në 14 ditë me rivalët për titull në Ligën e Angleze, Mancesterin, nëse të dyja klubet do të arrijnë në finalen e Ligës së Kampioneve. Dy ekipt do të takohen edhe në kampionat si dhe në finalen e Kupës së Ligës së Anglisë.

30 milion stërlina

Shevcenko u transferua te "Blutë" e Londrës nga Milani për një shumë prej 30 milionë stërlinash. Sheva humbi një penallti për Milanin gjatë gjuatjeve të 11-metërshave në finalen dramatike të Stambollit kundër Liverpulit në Ligën e Kampioneve të vitit 2005

"Topi i artë" 2004

Andrij Mikolayovic Shevcenko është lindur më 29 shtator 1976 në Dvirkivschyna të Ukrainës. Sulmuesi është fituesi i "Topit të Artë 2004" dhe është përzgjedhur nga Pele si një 125 lojtarët më të mirë të gjitha kohërave që janë ende të gjallë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›