Incidenti te Petro Nini MASH nis inspektime ne shkolla
Pas incidentit të një dite më parë në shkollën e mesme "Petro Nini", të rënies së suvasë nga një prej tavanet e korridoreve, ministria e Arsimit, do të nisë inspektimet në shkollat e rikonstruktuara, dhe që janë shumë vjecare. Sipas përfaqësuesve në ministrinë e Arsimit, në shkollën e mesme "Petro Nini" do të vazhdojë kontrollet, për të mësuar më shumë rreth shkaqeve, ndërkohë që javën që vjen nuk do të zhvillohet mësim.
"Kryesorja është të shohim se pse ka ndodhur dhe a mundet të ndodhi në atë shkollë në vend tjetër. Duhet të kontrollojmë urgjentisht që të mos ndodhi më ajo. Duhet të vëmë ca standarde, këtu në ministri, në drejtorinë e investimeve që kushtet për investime pa u kontrolluar shumë gjëra", tha Hektor Buza, drejtor i shërbimeve në MASH.
Rastet e rënies së suvasë nga tavanet, janë shënuar edhe në shkolla të tjera të Tiranës. Dy vjet më parë, e njëjta situatë ka ndodhur në shkollën e mesme "Sami Frashëri", ku edhe këtu fatmirësisht nuk pati viktima, ndërsa shkollës së saporikonstruktuar, ju rindërtuan sërish suvatë e tavaneve, për sigurinë e jetës së nxënësve.
Edlira Sulejmani