E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez e do Premierligën

Nga Express më 05 qershor 2011 në ora 11:33

Ish-menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez ka paralajmëruar klubet e Premierligës se është i gatshëm të kthehet në Kampionatin anglez. Benitez me Liverpoolin fitoi Ligën e Kampionëve më 2005 dhe FA Cup në edicionin e ardhshëm por nuk arriti të triumfon në Premierligë dhe u largua më 2010.

Aventura e tij në Inter përfundoi për më pak se gjysmë sezoni në dhjetor të vitit të kaluar. Tani ai është i gatshëm të kthehet në Premierligë. “Dua të kthehem në Angli. Nuk dua të përmend klubet por ka shumë të cilat mund t’i zgjidhni”, tha Benitez për Talksport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›