Gjyqësori sërish në gabim, qëndra ÇIP: Nuk zbardh vendimet penale e civile

Pushteti gjyqësor është institucioni më problematik në lidhje me transparencën e botimeve zyrtare në republikën e Shqipërisë për vitin 2011, pasi rreth gjysma e vendimeve unifikuese te Gjykatës së Lartë nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare.
Ky raport është paraqitur nga Qëndra për Informimin Publik, prezantuar nga drejtori, Gerti Shella, ku gjithashtu bazuar në keto te dhena për herë të pare jane identifikuar 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese të pabotuara në Fletoren Zyrtare, ndërsa përsa i përket pushtetit ekzekutiv konstatohet një përmirësim i dukshëm, krahasuar me vitet e mëparshme.
Problematike mbeten vendimet e Këshillit të Ministrave, ku nga të paktën 76 vendime të KM per miratim në parim, vetëm 1 gjendet e botuar në Fletoren Zyrtare. Sipas Shellës kjo situatë po bëhet kronike dhe paraqet rrezikshmëri, ku udhëzimet që firmosen nga Ministrat të mos dërgohen për botim nga vartësit e tyre në administratë , duke sjellë pasoja për të interesuarit për këto vendime.