Beja: Jo ndryshime ne rregullore
Kreu i komisionit te jashtëm Fatos Beja këmbëngul ne logjiken e drejte te ndryshimeve, qe deputetet demokrate kane miratuar pa konsensusin e partisë Socialiste, duke theksuar se kërkesa e saj për rikthimin e rregullores ne gjendjen fillestare nuk i shërben standardeve. Për me tepër Beja thekson se këto ndryshime synojnë mos-funksionimin e parlamentarizmit dhe nuk mund te kenë edhe miratimin e maxhorances. Por ne këndvështrimin e socialistit Ditmir Bushati nuk është opozita ajo qe prish standardet, apo ajo qe dëmton parlamentin, por maxhoranca e cila duke shfrytëzuar ndryshimet ne rregulloren e kuvendit sulmon institucionet, siç ka ndodhur edhe me dekretet e presidentit për gjykatën e Larte dhe atë Kushtetuese. Gjate qeverisjes socialiste rregullorja e kuvendit, është ndryshuar gjithnjë me konsensus, por gjate periudhës qe PD gëzonte shumicën ne parlament u shfrytëzua fakti qe rregullorja e kuvendit ndryshohet me 71 vota, për te bere disa ndërhyrje pa gjetur me pare gjuhen me opozitën.