E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton nesër edicioni i pestë i Tirana Music Festival

TIRANE- Starton nesër edicioni i pestë i Tirana Music Festival, ku do të perfmormojnë muzikantë të njohur vendas e të huaj, si dhe artistë të rinj të cilët kërkojnë të afirmohen në tregun shqiptar.
Aktiviteti organizohet nga Akademia e Arteve në Tiranë, në bashkëpunim me Akademinë e Muzikës Internacionale në Perugia, falë ndihmës së Institutit Italian të Kulturës.
Përgjatë një jave të aktivitetit, do të organizohen masterklase, koncerte, bashkëpunime dhe shkëmbime mes grupeve italiane dhe atyre shqiptare, si dhe do të jepen bursa studimi për muzikantët e rinj shqiptarë.
Drejtorët artistik Marsida Koni dhe Piero Vincenti, gjatë promovimit të aktivitetit, u shprehën mjaft optimistë për suksesin e tij, dhe premtuan një pjesëmarrje edhe më të gjerë nga ajo e vitit të shkuar.

Aktivitetet e Tirana Music Festival:
21 prill ora 19:00 -Salla e Akademisë së Arteve, interpreton orkestra e frymës 'Big Band' e Akademisë së Arteve, me dirigjent Fatos Qerimin
25 prill- Koncert i pjesëmarrësve të Masterave TMF
26 prill- Gran Gala e Profesorëve
27 prill- Universiteti Kristal, Koncert i i pjesëmarrësve të Masterave TMF
28 prill- Në mbështetje të projektit FAO dhe nën kujdesin e veçantë të Presidentes së Fondacionit 'Fëmijët Shqiptar,' znj.Liri Berisha , koncert i violinistes Anila Kraja.
29-prill- Koncert përmbyllës në Teatrin Kombëtar.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›