Topalli kërkon nga Maroku njohjen e pavarësisë së Kosovës
TIRANë- Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi sot ministres së Shtetit për Punët e Jashtme të Marokut, Latifa Akharbach, mbështetjen e vendit të saj për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se kryeparlamentarja Topalli e konsideroi Kosovën një rast unik, duke u shprehur se "pavarësia e saj është garancia e stabilitetit, paqes dhe e proceseve integruese të rajonit në Perëndim".
Maroku, një vend që është shumë pranë Europës dhe po gëzon statusin e vendit aspirant për BE, është pjesë e Unionit Mesdhetar, ashtu si dhe Shqipëria e vende të fuqishme europiane si Spanja, Franca, Italia etj.
Shqipëria dhe Maroku bashkëpunojnë në kuadër të Bashkimit për Mesdheun dhe Dialogut Mesdhetar dhe, si dy vende mesdhetare kanë një mirëkuptim të natyrshëm dhe kjo është bazë e fortë për thellimin e bashkëpunimit.
"Jam shumë e kënaqur që jam në parlamentin tuaj, shtëpi e demokracisë. Ne e vlerësojmë shumë këtë institucion si një aktor të rëndësishëm në zhvillimin e një vendi", tha ministrja Akharbach.
Kryetarja e Kuvendit dhe Ministrja e Shtetit të Marokut ranë dakort për fuqizimin e kuadrit ligjor dhe marrëveshjeve, veçanërisht për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.
Hapja së afërmi e ambasadës së Marokut në Tiranë do të jetë një hap konkret nxitës në intensifikimin e bashkëpunimit. Në këtë kuadër, ministrja Akharbach e ftoi kryetaren Topalli për një vizitë të afërt në Marok.
(e.n/BalkanWeb)