E Shtunë, 31 Tetor 2026

Starton projekti për ndriçimin e stadiumeve shqiptare

Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ka përfunduar faza e piketimit dhe kanë nisur punimet hapjen e gropave ku do të vendosen kullat e ndriçimit. FSHF bën të ditur se në ditët e para të vitit 2010 do të përfundojë vendosja e katër kullave të ndriçimit dhe instalimi i tyre.Në stadiumet e Vlorës deh Kavajës është në vijim procesi i piketimit të vendit ku do të vendosen kullat e ndriçimit. Projekti për ndriçimin e stadiumeve është një bashkëpunim mes Federatës Shqiptare të Futbollit, klubeve dhe bashkive të qyteteve përfituese me vlerë 2.5 milionë euro. Ai do të zbatohet në stadiumet “Selman Stermasi”, Tiranë, "Niko Dovana", Durrës, "Ruzhdi Bizhuta", Elbasan, "Loni Papuçiu", Fier, "Flamurtari", Vlorë dhe "Skënderbeu", Korçë. Komiteti Ekzekutiv pranë FSHF-së vuri si prioritet, që të paktën 3 stadiume të pajisen me impiante ndriçimi brenda vitit 2009.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›