Juventusi, kontakte me Hidink
Këtë deklaratë Cees Van Nieuwenhuizen e bëri gjatë një interviste për tabloidin britanik “Daily Telegraph”. Ai nuk saktësoi se kur është bërë oferta nga drejtuesit bardhezi, por bëri të ditur se Hidink ka ndërmend t’i qëndrojë besnik kontratës me kombëtaren e Rusisë, e cila skadon verën e ardhshme.Gjithashtu, agjenti i Gus Hidink ka pranuar se trajneri hollandez ka pasur një ofertë edhe nga drejtori i përgjithshëm i Mançester Sitit, Geri Kuk dhe shtoi se Hidink do të rinovojë kontratën me Rusinë. Por sipas “Daily Telegraph”, ai nuk do të firmosë një kontratë të re me federatën ruse, pasi nuk do të ketë ndeshje zyrtare për të luajtur, duke qenë se Rusia nuk u kualifikua në Kupën e Botës.I menjëhershëm ka qenë përgënjeshtrimi i lajmit nga ana e Juventusit. “Ne mohojmë kategorikisht lajmin mbi një interesim të mundshëm për Gus Hidink. Klubi nuk ka menduar asnjë trajner tjetër, sepse Çiro Ferrara gëzon besimin maksimal të shoqërisë”, thuhet në komunikatën për shtyp të “Zonjës”.