Starton te dielen boterori 2011 i Moto GP
Botërori 2011 i Moto GP ka ndezur motorat, në prag të garës së parë të sezonit që do të zhvillohet të dielën në cirkuitin Losail të Katarit. Pilotët e të gjitha skuderive, përfshirë dhe ata të kategorive të tjera Moto 2 dhe klasit 125 kubik kanë bërë prezantimin zyrtar përpara Cmimit të Madh të Katarit.
Kampioni i botës në fuqi Jorge Lorenzo do të kërkojë të ruajë titullin me Jamaha, ndërsa përkrah tij do të jetë amerikani Ben Spies. Valentino Rossi do të garojë për herë të parë në karrierën e tij të mbushur me tituj me skuderinë italiane Dukati. Një sfidë e rëndësishme për nëntë herë kampionin e botës, që shok skuadre do të ketë Nicky Haiden. Rossi ka marrë vendin e Casey Stoner te Dukati, ndërsa australiani do të ngasë motorin Honda me objektiv fitimin e titullit kampion.
Stoner ka konfirmuar synimin e tij gjatë sesionit të parë të provave të lira në cirkuitin e Katarit, duke regjistruar kohën më të mirë në pistë. Koha e dytë më e mirë u regjistrua nga Honda tjetër e drejtuar nga Daniel Pedroza. Frikson edhe Rossi, i cili pas dështimit në testet e fundiut, në provat e lira është renditur në vendin e pestë. Në kategorinë Moto 2, provat e lira u dominuan nga japonezi Yuki Takahashi, ndërsa në klasin 125 cc koha më e shpejtë i takoi spanjollit Nicolas Terol.
Nertan Prifti