Statistika: Tetë ekipet fituese në garë për trofeun nr.54

Në turin e 1/8 marrin pjesë të gjithë fituesit e Kupës së Shqipërisë në të 53 edicionet e zhvilluara. Tetë ekipe kanë mundur ta fitojnë atë të paktën një herë, ndërsa finalet janë disktuar nga 13 ekipe të ndryshme. Në turin e tretë, rekordmeni shqiptar fitues i Kupës së Shqipërisë, Partizani (15 herë) do të jetë mysafir në Lushnjë ku do të përballet me Lushnjën që po bën një figurë të mirë në Kategorinë së Dytë. Tirana, fituesja e fundit e Kupës së Shqipërisë (13 herë) do të përballet Erzenin e Hysen Dedjes. Dinamo, një tjetër emër "magjepës" me 13 trofe dhe i vetmi ekip që ruan rekordin e pesë trofeve rresht (1950, 1951, 1952, 1953, 1954) do të përballet në transfertë me Skënderberun, një herë finalist në Kupën e Shqipërisë. Vllaznia, 5 herë fituese udhëton në Gjirokastër kundër Luftëtarit. Teuta, 3 herë fituese, ndodhet në grupin e 2-të ndeshjen e parë do ta luajë kundër Apolonisë, 1 herë fituese e Kupës. Elbasani, kampioni në fuqi i Superligës dhe dy herë fitues i Kupës së Shqipërisë do të përballet me Turbinën modeste. Flamurtari (2 herë fitues) është ciftuar me Shkumbinin që po përjeton momente të vështira.
Fituesit e Kupës së Shqipërisë
Partizani 15 herë
Tirana 13
Dinamo 13
Vllaznia 5
Teuta 3
Elbasani 2
Flamurtari 2
Apolonia 1
Kanë humbur në finale
Partizani 8 herë
Flamurtari 8
Besa 6
Tirana 6
Vllaznia 6
Teuta 5
Dinamo 5
Lushnja 3
Skënderbeu 1
Tomori 1
Elbasani 1
Albeptrol 1