E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistikat flasin bardheblu

 

Vllaznia e Tirana janë ndeshur mes tyre në 152 ndeshje në të cilat bilanci flet për bardheblutë e Tiranës. Në 152 takimet e zhvilluar bilanci është 47 fitore për kqueblutë, 35 takime janë mbyllur në barazim dhe 70 prej tyre i ka fituar ekipi kampion në fuqi i Tiranës. Si rrjedhojë edhe golavarazhi flet për tiranasit 178-217. Fitorja e fundit e Vllaznisë 4-1 është arritur me 29.12.2007 në Shkodër. Ndërsa ajo e Tiranës 2-1 e arritur me 23.5.2009, pikërisht në mbyllje të kampionatit. Ndërsa barazimi i fundit është 1-1 dhe daton me 23.11.2008. Por ajo çka të bie më shuam në sy është fakti se në dekadën e fundit Tirana ka treguar një supermaci të frikshme ndaj Vllaznisë duke fituar 26 nga 36 ndeshje të zhvilluara mes tyre. Ndërsa shkodranët kanë fituar vetëm 4 ndeshje. Në rang historik ndeshja e parë është luajtur më 6 prill 1930 dhe Vllaznia fitoi 3-2. Ndërsa barazimi i parë është fiksuar në takimin e kthimit të po atij viti. Fitorja më e thellë e Tiranës regjistrohet më 06.11.1993 (5-0) me shënues Tole, Malko, Fortuzi (2) e Bushi. Ndërsa fitoret më të thella të Vllaznisë janë 6-0, përsëritur dy herë brenda një kampionati. Më 27.04.1947 në Tiranë dhe më 20.07. në Shkodër. Dy janë ndeshjet Tirana–Vllaznia që kanë pasur më shumë gola me kthesa shumë emocionuese të transformimit të rezultatit. E para më 25.04.1952 në Shkodër (fitore e Vllaznisë 4-3) dhe e dyta më 25.12.1988 Tirana–Vllaznia 5-2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›