Eksploziv parukerisë, dyshohet për konkurrencë
Një sasi eksplozivi është vendosur
në një parukeri në Tiranë,
ndërsa policia ka nisur punën për
zbardhjen e ngjarjes. Shpërthimi
ka sjellë disa dëme materiale dhe
policia dyshon se ishte vendosur
për arsye konkurrence. Megjithatë,
pronari i saj ka deklaruar se nuk
kishte asnjë konfl ikt dhe nuk mendon
se eksplozivi ishte vendosur
për të. Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës treguan
se ngjarja ka ndodhur gjatë natës
në rrugën "Bego Hoxha" në zonën
e Kombinatit. Zhurma e madhe
ka tmerruar banorët e zonës, të
cilët lajmëruan policinë, por fi llimisht
nuk është gjetur vendi.
Ndërsa në mëngjes, pronari i
parukerisë Lorand H, 36 vjeç, i cili
ka pësuar disa dëmtime në godinë,
ka takuar punonjësit e policisë.
Grupi hetimor ka bërë matjet e
duhura, ku rezultoi se eksplozivi
ishte vënë në bordurën e rrugës.
Sipas ekspertëve, sasia e eksplozivit
mendohet të ketë qenë rreth 60
gramë dhe dyshimet e para janë
për tritol. Megjithatë, lënda plasëse
mund të ketë qenë edhe artizanale.
Sipas të dhënave hetimore, pronari
i parukerisë ka deklaruar se nuk ka
ndonjë konfl ikt dhe nuk ka dashur
të hedhë dyshimet se eksplozivi
është vendosur për biznesin e tij.
Policia dyshon se ngjarja mund
të ketë motiv konkurrencën ose
lënda plasëse është hedhur nga
adoleshentët, që qarkullojnë natën
në atë zonë. Më tej u shpjegua se
u shoqëruan edhe disa persona
në lidhje me këtë ngjarje, por deri
tani nuk ka asnjë të arrestuar. Të
shoqëruarit janë marrë në pyetje
në lidhje me aktivitetin e tyre gjatë
24 orëve të fundit dhe mendohet se
kanë dijeni në lidhje me rrethanat
e ngjarjes. Megjithatë, policia tha
se po punon për identifi kimin dhe
kapjen e autorit.
në një parukeri në Tiranë,
ndërsa policia ka nisur punën për
zbardhjen e ngjarjes. Shpërthimi
ka sjellë disa dëme materiale dhe
policia dyshon se ishte vendosur
për arsye konkurrence. Megjithatë,
pronari i saj ka deklaruar se nuk
kishte asnjë konfl ikt dhe nuk mendon
se eksplozivi ishte vendosur
për të. Burimet zyrtare nga Drejtoria
e Policisë së Tiranës treguan
se ngjarja ka ndodhur gjatë natës
në rrugën "Bego Hoxha" në zonën
e Kombinatit. Zhurma e madhe
ka tmerruar banorët e zonës, të
cilët lajmëruan policinë, por fi llimisht
nuk është gjetur vendi.
Ndërsa në mëngjes, pronari i
parukerisë Lorand H, 36 vjeç, i cili
ka pësuar disa dëmtime në godinë,
ka takuar punonjësit e policisë.
Grupi hetimor ka bërë matjet e
duhura, ku rezultoi se eksplozivi
ishte vënë në bordurën e rrugës.
Sipas ekspertëve, sasia e eksplozivit
mendohet të ketë qenë rreth 60
gramë dhe dyshimet e para janë
për tritol. Megjithatë, lënda plasëse
mund të ketë qenë edhe artizanale.
Sipas të dhënave hetimore, pronari
i parukerisë ka deklaruar se nuk ka
ndonjë konfl ikt dhe nuk ka dashur
të hedhë dyshimet se eksplozivi
është vendosur për biznesin e tij.
Policia dyshon se ngjarja mund
të ketë motiv konkurrencën ose
lënda plasëse është hedhur nga
adoleshentët, që qarkullojnë natën
në atë zonë. Më tej u shpjegua se
u shoqëruan edhe disa persona
në lidhje me këtë ngjarje, por deri
tani nuk ka asnjë të arrestuar. Të
shoqëruarit janë marrë në pyetje
në lidhje me aktivitetin e tyre gjatë
24 orëve të fundit dhe mendohet se
kanë dijeni në lidhje me rrethanat
e ngjarjes. Megjithatë, policia tha
se po punon për identifi kimin dhe
kapjen e autorit.