Berat, rikthehet nga Greqia bruceloza, preket emigranti 51 vjeçar
Kthehet nga Greqia për të kaluar disa ditë pranë familjes, por përfundon në spital emigranti. Tomor Zyka, mësohet se ka mbërritur në spitalin Infektiv të Beratit i prekur nga sëmundja e brucelozës. 51- vjeçari, banor i fshatit Cukalat në rrethin e Beratit mësohet se jetonte dhe punonte prej vitesh në Greqi si emigrant.
Ai ishte kthyer nga emigrimi katër ditë më parë për të kaluar disa ditë pranë familjes, por ka shfaqur probleme me shëndetin Dy ditë më parë, ai mbërriti në spital ku mjekët konstatuan së bëhej fjalë për sëmundjen e brucelozës. Ai u shtrua menjëherë në spitalin infektiv, ku ende ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Këta të fundit deklaruan se tashmë gjendja e tij është stabilizuar, ndërsa ende ndodhet nën mjekim intensiv. Burri mësohet se është prekur nga sëmundja e brucelozës në shtetin Grek, ku punonte prej vitesh si bari.